Vladimir Putin dhe Donald Trump i cili së shpejti do të marrë presidencën e SHBA do të ulen në tryezën e bisedimeve, ku pritet të diskutojnë rreth situatës në Ukrainë.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për punët e Jashtme Josep Borrell.
Trump ka treguar gatishmëri për të dëgjuar shqetësimet e Ukrainës, por edhe si një mundësi që të vendosë bazat për një dialog që do të synojë paqen.
“Gjithçka tregon se Trump dhe Putin do të ulen në tryezën e bisedimeve dhe Ukraina do të jetë “në menu”. Kohët e fundit kam qenë në Ukrainë dhe kam biseduar me Zelensky për këtë çështje. Është e qartë nga ana e tij se një vendim që do të “prodhohet” nga SHBA dhe Rusia është diçka që ai nuk do ta pranojë dhe kjo është e kuptueshme“, tha Borrell.