Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bosch: Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet, Kosova nuk duhet të lëshojë pe

23/03/2025 - 11:41
në Lajme
A A
Bosch: Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet, Kosova nuk duhet të lëshojë pe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk ka arsye për kompromis për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, thotë ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch.

Ai thotë se është e çuditshme që t’i kërkohet Kosovës të bëjë hapa, ndërkohë që Serbia nuk zbaton marrëveshjet.

“Nuk ka arsye për kompromis për Asociacionin. Së pari, Serbia duhet të dorëzojë diçka konkrete, ose të ketë një marrëveshje të detyrueshme, ku të përcaktohet qartë ‘nëse bëni këtë, ne do të bëjmë atë’. Por aktualisht është çështja e tillë që duhet të bëni diçka së pari dhe të shpresoni që pala tjetër mund të bëjë gjithashtu diçka, gjë që është e çuditshme”, thotë ai.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër çështjet më problematike në dialogun me Serbinë.

Një marrëveshje është arritur në vitin 2013, ndërkaq dy vjet më vonë është arritur marrëveshja tjetër për parimet e asociacionit. Marrëveshja nuk është zbatuar asnjëherë.

Sipas Kosovës, një asociacion i tillë njëetnik do të ndikonte negativisht në funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Për Asociacionin janë hartuar edhe drafte.

Presidentja Vjosa Osmani tha se enjten se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë, sipas saj, nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese.

Vërejtjet për Asociacionin, Osmani tha se ja ka paraqitur edhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i cili qëndroi në Kosovë në fillim të kësaj jave.

Sorensen, i pyetur se a nevojitet ndonjë kompromis në dialog, ai tha se këtë e përcaktojnë palët.

Emisari i BE-së tha se objektiv kryesor i tij është që të ecë përpara procesi i dialogut por paraprakisht tha se do të zhvillojë biseda me palët dhe të bëjë një vlerësim se ku ndodhet dialogu.

Në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka pasur takim të nivelit të lartë që 18 muaj.

Kosova aktualisht është në pritje të formimit të institucioneve të reja, të cilat, padyshim, do ta kenë para vetës edhe çështjen e dialogut me Serbinë.

E sipas ish-ambasadorit Bosch, përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë do të jetë sfidë për cilindo që do ta drejtojë ekzekutivin.

“Sfida kryesore për një qeveri të re, cilado qoftë ajo, që ende nuk e dimë, sigurisht është përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë. Ky është problemi kryesor, të paktën në sytë e ndërkombëtarëve. Me qeverinë e re në Shtetet e Bashkuara, kjo është edhe më e rëndësishme, sepse duket se qeveria e re në SHBA do të jetë më miqësore ndaj Serbisë.

Qeveria e re në SHBA nuk duket e interesuar për demokracinë, por më shumë për liderët autoritarë, të cilët mund të bëjnë çfarë të duan dhe të injorojnë vullnetin e popullit, ashtu siç po ndodh në Serbi në një mënyrë ekstreme, ku, siç e dinë të gjithë, po ndodhin protesta dhe sigurisht qeverisë nuk i intereson. Atyre ndoshta i intereson, por nuk reagojnë në mënyrë pozitive. Ky është një problem edhe për Kosovën, sepse nëse ata preferojnë regjime si ai i Vuçiqit në Serbi, kjo do të jetë negative për Kosovën”, thotë ai në një intervistë për KP.

Por a pritet normalizim i marrëdhënieve me Serbinë derisa presidenti amerikan Donald Trump është në krye të Shtëpisë së Bardhë?

“[Presidenti amerikan] Trump është plotësisht i paparashikueshëm. Një ditë thotë diçka dhe ditën tjetër thotë diçka krejtësisht ndryshe. Kohët që po vijnë nuk duken pozitive. Nëse do të ketë një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës nën presionin e kësaj administrate, kjo mund të jetë sërish negative për Kosovën”, thotë ai.

Bosch ka folur edhe për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për të cilat thotë se duhet hequr menjëherë.

“Masat evropiane ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë, sepse ato nuk është dashur të vendoseshin që në fillim. Nuk ka asnjë arsye për to. Arsyeja e pretenduar është moszbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por Serbia nuk ka zbatuar asgjë. Pse duhet që ju të ndëshkoheni për këtë? Dhe ata dëshirojnë që ju ta bëni hapin e parë. Dhe sigurisht, Serbia nuk do të jep asgjë në këmbim. Prandaj, Serbia duhet të bëjë disa hapa të parë, pastaj ndoshta mund të bëni ju”, thotë ai.

Heqjen e masave po e kërkojnë në vazhdimësi edhe krerët e institucioneve të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani tha të enjten se është koha që “të largohen masat e padrejta” derisa kërkoi nga Bashkimi Evropian “përgjigje të qartë karshi qasjes destabilizuese të Serbisë në rajon”.

E lidhur me situatën e sigurisë në rajon, ish-ambasadori holandez thotë se trupat e KFOR-it janë “jashtëzakonisht të rëndësishme”.

“[Trupat e KFOR-it] janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Në Bosnje ekziston vetëm EUFOR-i, i cili nuk ka të njëjtin mandat si KFOR-i, fatkeqësisht, sepse nëse EUFOR-i do të kishte të njëjtin mandat si KFOR-i, do të mund të bënte më shumë kundër Dodikut. Prandaj, Kosova duhet të jetë shumë e kënaqur me praninë e KFOR-it”, thotë ish-ambasadori holandez.

Derisa përmend situatën në Serbi ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përballet me protesta masive, Bosch thotë se ai mund të përpiqet të krijojë probleme diku tjetër në mënyrë që të shpërqendrojë vëmendjen nga ngjarjet në Beograd.

“Prandaj, vigjilenca është shumë e rëndësishme, por edhe KFOR-i duket se është mjaft vigjilent”, thotë ish-diplomati holandez në një intervistë nga Haga.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë