
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë të shkurtër në gjuhën angleze për televizionin gjerman, “Deutsche Welle”. Në këtë intervistë vërehet se Kurti nuk di të shqiptojë si duhet disa fjalë të rëndomta të gjuhës angleze, si fjalët “security” (siguri) dhe “foreign” (i jashtëm).
Në një moment të intervistës, Kurti e shqipton fjalën “security” si /sɪˈkɪ.rə.ti/ [me simbole të alfabetit fonetik].
Në anglishten britanike, kjo fjalë shqiptohet /sɪˈkjʊə.rə.ti/, ndërsa në anglishten amerikane /səˈkjʊr.ə.t̬i/.
Kurti e shqipto gabimisht edhe mbiemrin “foreign” (i jashtëm), duke e shqiptuar /ˈfɒr.eɪ/.
Në anglishten britanike, kjo fjalë shqiptohet /ˈfɒr.ən/, ndërsa në anglishten amerikane /ˈfɔːr.ən/.
Kryeministri i Kosovës përdori një fjalë të gjuhës shqipe përderisa po fliste anglisht. Më saktësisht, ai tha “boshnjak minorities”, duke dashur të thoshte “pakicat boshnjake”. Sidoqoftë, fjala “Bosniak” nuk ekziston si mbiemër në gjuhën angleze. Në vend të tij, është dashur të përdoret mbiemri “Bosnian”.
Për më tepër, Kurti u bllokua pak gjatë shqiptimit të fjalëve “identity” (identitet) dhe “identitarian” (identitar).
Ai bëri edhe disa gabime të tjera drejtshqiptimore, si shqiptimi i gabuar i numrit 2016, duke e shqiptuar si të ishte 2060: tha /ˈsɪk.sti/, jo /ˌsɪkˈstiːn/./Nacionale
Intervista e kryeministrit Kurti:











