Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Brazili i Ancelottit niset drejt SHBA-së, Neymar e jep mesazhin që i ndez tifozët

02/06/2026 - 13:32
në Sport
A A
Brazili i Ancelottit niset drejt SHBA-së, Neymar e jep mesazhin që i ndez tifozët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja e Brazilit e ka nisur zyrtarisht udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kupën e Botës 2026, me synimin për t’i dhënë fund pritjes 24-vjeçare për titullin e gjashtë botëror.

Entuziazmi rreth “Seleçaos” është i madh, ndërsa skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti konsiderohet një nga favoritët për triumfin final.

Në qendër të vëmendjes vazhdon të jetë Neymar.

Sulmuesi i Santosit, i rikthyer në Kombëtare për Botërorin, e publikoi një fotografi nga aeroplani pak para nisjes, ku shfaqej mes shokëve të skuadrës, shoqëruar me mesazhin e shkurtër: “Të gjithë së bashku”.

Postimi u interpretua si një thirrje për unitet dhe besim para sfidës më të madhe të futbollit botëror.

Ylli brazilian e publikoi gjithashtu një imazh të trofeut të Kupës së Botës, i ekspozuar në muzeun e Federatës Braziliane të Futbollit, duke lënë të kuptohet qartë objektivi i skuadrës së Carlo Ancelottit: rikthimin e Brazilit në majën e futbollit botëror.

Nisja e kombëtares u shoqërua nga një atmosferë festive në aeroportin Galeão të Rio de Janeiros.

Aeroplani i ekipit kaloi nën harkun tradicional të ujit të krijuar nga automjetet zjarrfikëse të aeroportit, një ceremoni simbolike që përdoret në raste të veçanta dhe ngjarje madhore.

Ancelotti ka deklaruar më herët se Brazili do të udhëtojë në Botëror me ambicie maksimale dhe me synimin për ta fituar trofeun.

Trajneri italian e ka ndërtuar një skuadër që e kombinon eksperiencën e Neymarit, Casemiros dhe Alissonit me talentin e brezit të ri të udhëhequr nga Vinicius Junior, Raphinha dhe Martinelli.

Për tifozët brazilianë, rikthimi i Neymarit në Botëror e përfaqëson një burim të madh shprese.

Sulmuesi u emocionua publikisht kur mësoi për ftesën e tij në listën përfundimtare dhe vazhdon të mbetet figura më e dashur e futbollit brazilian.

Tani e gjithë vëmendja është te misioni i madh i “Seleçaos”: fitimi i Kupës së Botës për herë të gjashtë dhe rikthimi i lavdisë që mungon që prej triumfit të vitit 2002. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

“Dardanët” nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve

“Dardanët” nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve
09/11/2026 - 21:41

Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. “Dardanët” janë grumbulluar në mëngjes, ndërsa pasdite kanë...

Më shumëDetails

Konfirmohen dy mungesa te Kombëtarja e Kosovës para ndeshjeve të nëntorit

Lajmi i fundit: Kosova e Shqipëria mësojnë kundërshtarët për kualifikimin në Botëror
09/11/2026 - 13:48

Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji do t’i luajë dy ndeshje në UEFA Nations League. Nga lista e Franco Fodas, e publikuar të premtën e kaluar do të...

Më shumëDetails

Pikëpamjet socialiste që Xhevat Prekazi i shprehu deri dy ditë para vdekjes: Jam ushtar i Titos, do të vdes si jugosllav

Pikëpamjet socialiste që Xhevat Prekazi i shprehu deri dy ditë para vdekjes: Jam ushtar i Titos, do të vdes si jugosllav
09/11/2026 - 11:45

Një prej emrave të paharrueshëm të futbollit, Xhevat Prekazi, kavdekur në moshën 70-vjeçare. Prekazi, i cili fitoi famë ndërkombëtare me paraqitjet e tij te Partizani, Hajduk Spliti dhe...

Më shumëDetails

Yamal e thyen rekordin e Messit, shkruan histori në La Liga

VIDEO/ Emocionohet Lamine Jamal, tifozi i zjarrtë i bën dhuratën speciale përpara ndeshjes kundër Uruguait
09/11/2026 - 10:51

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde në futbollin spanjoll, por edhe më gjerë. Talenti i Barcelonës e ka arritur një tjetër sukses historik pas asistimit në fitoren 2:1...

Më shumëDetails

Lionel Messi s’di të ndalet, vendos tjetër rekord historik

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami
09/11/2026 - 09:50

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin amerikan, duke fituar për të dytin vit radhazi Këpucën e Artë në MLS. Ylli argjentinas i Inter Miamit e përfundoi...

Më shumëDetails

Fenerbahçe e “shkel” Corum-in, Vedat Muriqi nuk lë gjurmë

Fenerbahçe e “shkel” Corum-in, Vedat Muriqi nuk lë gjurmë
08/11/2026 - 17:27

Fenerbahçe ka arritur një fitore mjaft bindëse përballë Corum-it me rezultat të thellë 0:5, në një ndeshje ku gjithçka u dominua nga skuadra mysafire nga Stambolli. Edhe pse...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pikëpamjet socialiste që Xhevat Prekazi i shprehu deri dy ditë para vdekjes: Jam ushtar i Titos, do të vdes si jugosllav

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë