Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Brigada për këshilla e Kurtit, 23 veta kujdesen që Kryeministri “të dijë gjithçka”

13/04/2023 - 17:24
në Kryesore, Lajme
A A
Brigada për këshilla e Kurtit, 23 veta kujdesen që Kryeministri “të dijë gjithçka”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti gjatë daljeve në publik e shohim të rrethuar me një numër të madh truprojash që janë nga radhët e Policisë së Kosovës e që kujdesen për sigurinë e tij. Por, në Zyrat e Kryeministrit është një dyzinë këshilltarësh që kujdesen që ai të dijë “gjithçka”. Numri i tyre i saktë sipas Zyrës së Kryeministrit ka shkuar në 23, vendës e të huaj.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti para pak ditësh ka shënuar edhe dy vjetorin e tij në krye të ekzekutivit kosovar. Megjithatë në gjithë këtë rrugëtim, Kurtin e kanë shoqëruar një numër shumë i madh i këshilltarëve. Ndryshe nga presidentja Osmani, për shkak të natyrës së punës, i gjithë mozaiku i Zyrës së Kryeministrit përbëhet nga 38 zyrtarë.

Prej këtyre zyrtarëve, Kurti këshillohet nga plotë 23 prej tyre, gjashtë prej të cilëve e mbajnë pozitën e këshilltarëve të jashtëm.

Punën në zyrën e Kurtit e drejton Luan Dalipi si shef i stafit dhe njëkohësisht edhe këshilltar i lartë politik. Komunikimin me mediat Kurti ia ka besuar Perparim Kryeziut i cili gjithashtu mban pozitën e këshilltarit politik.

Në listën e gjatë të njerëzve që e këshillojnë kryeministrin e Kosovës hyjnë edhe Shenaj Shala e cila kujdeset gjithashtu edhe për protokollin, Jeton Zulfaj njëherit edhe përgjegjës për bashkëpunimin rajonal dhe çështjet që ndërlidhen me Procesin e Berlinit.

Si këshilltarë politikë në kryeministri punojnë edhe : Rozafa Kelmendi, Merdzan Osmani, Edison Beciri, Artan Asllani, Nurije Shala e Sihana Mehmeti.

Gjithashtu pagë si këshilltar në kryeministri merr edhe Lulëzon Jagxhiu i cili kujdeset për çështjet e teknologjisë dhe informacionit dhe Aziz Bici i cili në portofolin e tij ka çështjet e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së.

Pozitën e këshilltarit në zyrën e Kurtit ka marrë edhe Hysamedin Feraj i cili është i ngarkuar edhe me detyrën e anëtarit të Sekretariatit për koordinim ndërqeveritar. Feraj konsiderohet si një prej njerëzve më me influencë tek Kurti. Në sytë e opozitës qëndrimet e tij shihen si problematike, gjë për të cilën Abdixhiku e ka futur tek “Grupi i Tiranës” bashkë me Elvis Hoxhën.

Gjithashtu për çështjet që ndërlidhen me Luginën e Preshevës, Kurtin e këshillon ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani. Ky emërim i saj ka ardhur pasi Sinani ka humbur betejën për udhëheqjen e Preshevës me Shqipërim Arifin. Me këtë të fundit Kurti s’ka kurrfarë raportesh, derisa vetë Arifi e akuzon Kurtin për përçarje të faktorit politik shqiptar në Luginë.

Në mesin e këtij numri të madh zyrtarësh, Kurti ka edhe gjashtë këshilltar të jashtëm.

Listën e kryeson Erzen Vraniqi i pasur nga Tienmu Ma, Tea Blakaj-Hoxha, Elizabeth Kathrine Gowing që kujdeset për komunitetet, Jusuf Ulaj për çështje të shëndetësisë dhe përmbyllet me Petar Mileticin.

Përveç këshilltarëve politikë, në zyrën e kryeministrit punojnë edhe disa zyrtarë të tjerë si staf mbështetës që bashkë me kryeministrin Kurti kompletojnë numrin prej 39 zyrtarësh.

Kryeministri Albin Kurti pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte zgjedhur për herë të dytë si kryeministër i Republikës së Kosovës. Herën e parë ishte rrëzuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me arsyetimin se “s’mund të qëndrojnë në një qeveri anti-amerikane”. Kurti në këtë rrugëtim të dytë si kryeministër është marrë në mënyrë intensive me procesin e dialogut me Serbinë edhe përkundër faktit se kishte thënë se s’do të jetë në listën e prioriteteve. Ai disa herë është zmbrapsur dhe ka dëgjuar ndërkombëtarët për çështje të veriut, zgjedhjeve atje e dialogut me Serbinë.

Në aspektin e qeverisjes, ky dy vjetor Kosovën nën Kurtin e gjen në gjendje jo të mirë socio-ekomike, me çmimin e rrymës që është ngritur dy herë, me karburante të shtrenjtuara dhe gjithashtu edhe rritje të çmimeve për gjërat bazike. Në aspektin e investimeve infrastrukturore ende s’ka pasur ndonjë lëvizje madhore, në ndërkohë që mbi 600 milionë para të gatshme rrinë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Kjo nga opozita është interpretuar edhe një pazotësi dhe padijeni e Qeverisë për të punuar./GazetaExpress/

Përgjigja zyrtare nga Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës për Gazetën Expres lidhur me satfin e kryeministrit, këshilltarët dhe stafin mbështetës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë