Brikena Selmani dhe Mateo Borri e nisën lidhjen e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Edhe pas përfundimit të këtij formati, çifti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të komentohet nga publiku.
Së fundmi, Brikena ka vendosur t’u përgjigjet të gjithë atyre që dyshojnë nëse ajo është apo jo në një lidhje me Mateon, duke zgjedhur një mënyrë të pazakontë për ta bërë këtë.
Ajo ua dha përgjigjen përmes një maice që kishte veshur, në të cilën shkruhej: “Jam pronë private e Mateo Borrit”.

















