Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Brukseli ‘nuk e thyen heshtjen’ për Dodikun, amerikanët e quajnë destabilizues dhe shantazhues

01/11/2023 - 17:47
në Kryesore, Lajme
A A
Brukseli ‘nuk e thyen heshtjen’ për Dodikun, amerikanët e quajnë destabilizues dhe shantazhues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet” – këtë deklaratë nacionaliste e të rrezikshme e shpalosi për mediumin propagandistik rus “Sputnik” presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik. Me këtë Dodik nënkuptoi Bosnje e Hercegovinën, Kosovën e Malin e Zi. Deklarata e tij hasi në kundërshtim të ashpër të Malit të Zi, i cili tha se Serbia e Mali i Zi mund të bashkohen vetëm në Bashkimin Europian. Derisa nga ky union kryeministri shqiptar Edi Rama shprehi habinë se si nuk reagoi nga një deklaratë që synon destabilizimin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, që është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, tha se në këtë kohë nevojitet “Serbia e Madhe”

“Jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të zihen në befasi. Por, tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”, tha ai për Sputnik.

Më pas, ai pretendoi të dukej me paqësor duke thënë se ideja e tij e rrezikshme mund të implementohet “me masa politike, jo me luftë”.

Kësaj deklarate fillimisht i reagoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, e cila i ka rikujtuar që është shtet i pavarur dhe anëtar i NATO-s, duke i bërë thirrje Dodikut “të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillen politikisht dhe të përgjegjshëm, në frymën e marrëdhënieve miqësore”. MPJ-ja malazeze thotë se vendi është i fokusuar në të ardhmen europiane dhe jo në ide retrograde, të cilat “jetojnë falë retorikës nacionaliste dhe aspiratave të politikanë të caktuar nga rajoni”.

Vendi kandidat i BE-së tha se janë për një fqinjësi të mirë dhe jo për politika të tilla të prapambetura si të Dodikut. Mali i Zi po ashtu u ankua se shpesh flitet për pretendime territoriale.

“Nuk është hera e parë që e ardhmja e Malit të Zi është bërë objekt komentesh të papërshtatshme dhe të papranueshme për qëllime të situatave politike lokale në rajon, dhe/ose me qëllim të dëmtimit të qëllimshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, perspektivës europiane dhe sigurinë e rajonit, prandaj ftojmë z. Dodik të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillet politikisht dhe me përgjegjësi, në frymën e marrëdhënieve miqësore, siç ushqehen nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”, u tha nga MPJ e Malit të Zi.

Më pas këtë e komentoi edhe vetë presidenti malazez, Jakov Milatoviq.

“Është shumë e qartë për të gjithë se ishte një deklaratë e keqe që unë e dënoj si president i Malit të Zi. Ne e kemi rrumbullakosur qartë shtetësinë dhe kemi ndjekur fuqishëm rrugën drejt BE-së. Për hir të qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës, ne presim që BeH të bashkohet me ne në këtë udhëtim. Kaq do të them”, tha Milatoviq.

Për kryeministrin shqiptar Edi Rama është e befasishme mungesa e një deklarate nga ana e Bashkimit Europian mbi një deklaratë të tillë nga një udhëheqës politik.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, ka shkruar dje Rama në X.

BE s’ka reaguar ende, por SHBA doli me një deklaratë të gjatë për ta dënuar.

Ambasadori amerikan në Sarajevë, Michael J. Murphy, ka numëruar dështimet e Dodikut si udhëheqës derisa thekson që halli i serbëve të Bosnjës është shpërbërja e këtij vendi.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në angazhimin e tyre ndaj Bosnje dhe Hercegovinës (BiH), integritetit territorial, sovranitetit dhe karakterit shumetnik, duke shtuar se “politikat tona nuk janë as antiserbe, as antiboshnjake, as antikroate, por janë pro-Bosnje-Hercegovinës në mënyrë të vendosur.

“Deklaratat e fundit të pamatura të z. Dodik, në të cilat ai bën thirrje për prishjen e kufijve shtetërorë në Ballkanin Perëndimor për të krijuar një shtet të vetëm serb, e tregojnë qartë këtë. Deklarata të tilla jo vetëm që destabilizojnë Bosnjën dhe Hercegovinën, por kërcënojnë edhe sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Ky përshkallëzim i fundit vjen pas një fushate të vazhdueshme të retorikës dhe veprimeve destabilizuese që synojnë të minojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Zoti Dodik po bllokon qeverinë, po kërcënon paqen dhe po përpiqet të shantazhojë apo ngacmojë liderët e tjerë politikë në vend, si dhe komunitetin ndërkombëtar, në vend që të angazhohet, me mirëbesim, në negociatat dhe kompromiset e nevojshme për të miratuar reformat e nevojshme për të afruar qytetarët me Bashkimin Europian. Në Republika Srpska, z. Dodik punon për t’u mohuar banorëve të drejtat dhe liritë e tyre themelore, si liria e medias, fjalës dhe tubimit, në mënyrë që të mbrohet nga kritika dhe llogaridhënia”, tha ambasadori amerikan.

Murphy tha se Dodik pretendon se votuesit e tij duan të shpërbëjnë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe të mbrojnë Republikën Srpska nga armiqtë imagjinarë.

“Nuk jam dakord. Unë besoj se të gjithë qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës duan atë që njerëzit në mbarë botën duan për veten dhe familjet e tyre: të jetojnë në një vend ku liderët politikë dhe institucionet qeveritare punojnë për ta në transparencë të plotë, ku aftësia e një personi për të punuar dhe për të pasur sukses nuk varet nga kë njohin, por nga talenti dhe sundimi i ligjit përbën themelin bazë të shoqërisë. Ata nuk duan të jetojnë aty ku të drejtat dhe liritë e tyre themelore janë të kufizuara ose ku taksat e tyre përdoren për të pasuruar një elitë të vogël politike në vend që të përfitojnë komunitetet e tyre”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë