Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bugaiski për BE-në: Nuk është mjaftueshëm serioze

03/10/2023 - 17:28
në Lajme
A A
Bugaiski për BE-në: Nuk është mjaftueshëm serioze
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Janush Bugaiski ka komentuar sulmet e 24 shtatorit në Veri, si dhe raportet Kosovë-Serbi.

B: Zoti Bugaiski, çfarë mendimi keni për ngjarjen që tronditi Kosovën mëngjesin e 24 shtatorit, sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës?

I: Nuk do e quaja thjesht një sulm terrorist, mendoj se ishte një sulm shtetëror nga Serbia kundër Kosovës. Qartazi, sulmi u orkestrua nga qeveria serbe, nga shërbimi i sigurisë së Serbisë dhe qëllimi ishte të provokonte më tej tensionin dhe paqëndrueshmërinë dhe mendoj se ishte një provë për veprime të mëtejshme. Mendoj se është pjesë e një motivi përshkallëzimi që mendoj se Vuçiçi do e përdorte herë pas here për të minuar sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

B: Edhe disa ditë pas sulmit, Milan Radoiçiç i cili ka qenë nënkryetar i Listës Serbe mori përsipër organizimin e këtij sulmi por refuzoi përfshirjen e Beogradit zyrtar. Është kjo një përpjekje për të mbrojtur presidentin serb nga ky sulm?

I: Më kujton mënyrën se si Moska refuzonte të kishte dorë në sulmin në Krime e cila çoi në aneksimin e Krimesë dhe rezultoi që sigurisht që ishin të përfshirë që prej fillimit. Deklarata të tilla nuk gënjejnë askënd. Të dhënat tregojnë se shërbimet e inteligjencës së Serbisë, shërbimet e sigurisë së Serbisë, paratë serbe dhe pajisjet luftarake të Beogradit nga Serbia janë duke përshkallëzuar krizën në rajon dhe janë të përqendruar kryesisht në Kosovë.

B: Se fundmi, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se Kosova ka mandat për hetimet dhe Serbia duhet të bashkëpunojë. Mendoni se Serbia do të ketë vullnet? Pra për të bashkëpunuar me Kosovën.

I: Nuk e mendoj. Në cilat terma do të bashkëpunojnë? Nëse ata refuzojnë çdo lloj përfshirjeje në ato që janë duke ndodhur në Kosovë, qartazi ata janë duke u përpjekur të krijojnë konflikt, konflikte etnik. Po përpiqen të tregojnë sikur minoritetet janë duke u shtypur. Duan të destabilizojnë vendin. Mendoj se të gjitha këto hetimet duhet të kryhen nga ndërkombëtarët. Duhet të kryhen nga NATO-ja, nga BE-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara. Mendoj se kjo është mënyra e vetme ti shkojmë në fund gjësë dhe të zbulojmë kush fshihet nga pas. Përndryshe mendoj që thjesht po humbasim kohën.

B: BE-ja ka deklaruar se është në pritje të rezultateve të hetimit për të pasur një panoramë të gjerë të ndodhive. Çfarë rrezikon Serbia? Do të ketë sanksioni ndaj saj?

I: Në rastin më të mirë po, do të ketë sanksione ndaj çdo veprimi të ndërmarr nga ana e Vuçiç, përfshirë këtu sulmin ndaj trupave të NATO-s përpara disa muajsh. Megjithatë asnjë masë nuk është marre në të vërtetë. Madje ka ndodhur e kundërta. Vuçiçi është lavdëruar dhe ka marrë përfitime nga më të ndryshmet nga BE-ja. Fatkeqësisht BE-ja nuk është mjaftueshëm serioze për të marre masa serioze kundër një shteti, kundër një qeverie e cila po destabilizon rajonin. Pra, unë nuk pres ndonjë sanksion të madh nga BE-ja

B: Si e shikoni qasjen e Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell në këtë proces. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka akuzuar ato se mbajnë anën e Serbisë.

I: Ose mbajnë anën e Serbisë ose është kthyer në një lloj rutine. Dalin me mocione, bëjnë deklaratat e duhura, udhëtojnë, udhëtojnë shumë në të dyja kryeqytetet dhe në fund të ditës jo vetëm që nuk kemi asnjë rezultat por kemi të kundërtën e progresit, kemi regres. Pra mendoja që në fakt asnjë prej tyre nuk duhet të shërbeje më si i dërguar pasi kanë dështuar në punën e tyre. Nëse do ishin në çdo pozicion tjetër do të ishin zëvendësuar. Nëse pas gjithë këtyre viteve nuk mund të normalizoni dhe të krijoni marrëdhënie dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë atëherë politika juaj ka dështuar.

B: Dhe si e shikoni zhvillimin e dialogut tani? Ka dështuar BE-ja dhe do të nevojitet një format tjetër dialogu midis Kosovës dhe Serbisë?

I: Pasi Vuçiçi deklaroi se Serbia kurrë nuk do ta njoh Kosovën, gjë të cilën e tha para pak ditësh, do të thotë se gjatë regjimit të Vuçiçit nuk ka për të pasur një normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve, pra çfarë kuptimi kanë diskutimet? Mund të zgjidhni çështje të tjera siç janë zgjidhur sipas procesit të Brukselit gjatë viteve, por çështjet thelbësore thjesht nuk mund ti përballojë BE-ja. Mendoj se formati duhet të jetë i gabuar në këtë rast. Diplomatët e përfshirë si dhe formati kanë dështuar, kështu që ato duhen rishikuar dhe duhet të ketë më shumë presion ndaj Serbisë që të zbatoje marrëveshjet dhe të ece nëse jo drejt njohjes zyrtare, të paktën të mos bllokojë rrugën e Kosovës për njohje në vende të tjera si dhe anëtarësimin e saj në organizata të tjera.

/Euronews Albania/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë