Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur në ceremoninë e zbulimit të shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.Ai tha se është i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që, siç u shpreh, do ta ketë shtatoren e bacës Adem.“Jam i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që do ta ketë shtatoren e bacës Adem, për arsye se ashtu i takon Podujevës dhe Llapit. Llapi nuk është thjeshtë vendlindja e bacës Adem, por edhe vendi e familja e tij e madhe. Baca sot po skalitet këtu si një hero i një populli që aq shumë e deshi dhe gjithçka sakrifikoi për të”.“Podujeva dhe Llapi janë të nderuar që tashmë ne zemër të qytetetit të tyre, në bulevardin e qytetit ka personalitet dhe një figurë kaq madhështore”, është shprehur ai.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











