Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur edhe për raportin me nivelin qendror dhe ankesat nga komunat tjera se komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosje favorizohen.
Sipas Bulliqit, trajtimi ka qenë i barabartë për të gjitha komunat, por që në disa komuna ka pasur kërkesa shtesë dhe se komunat është dashur të konkurrojnë me projekte.
“Shumë herë është diskutuar kjo çështje, nga ajo që kemi vërejtur, të gjitha komunat janë trajtuar në mënyrë të barabartë sa i përket çështjes së buxhetit por pastaj varësisht nga komuna dalin dhe kërkesa shtesë. Po e marr shembull kërkesa për caktim të lokacioneve për ndërtim të çerdhe, ku shumë nga kolegët tanë kanë hezituar ta bëjnë këtë. Prandaj varet se sa kanë pasur gatishmëri për të konkurruar me projekte. Andaj mendoj se trajtimi ka qenë i barabartë. Kemi pasur një varg takimesh me kryeministrin e ministrat e linjave dhe të gjitha këto kanë qenë në frymën e bashkëpunimit të mirë që ka treguar niveli qendror me nivelin lokal”, ka thënë ai.
Po ashtu, kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, foli për programin zgjedhor dhe projektet që do t’i përfshijë aty.
“Jemi duke punuar në planin zgjedhor. Aty do t’i përfshijmë të gjitha projektet. Nuk dua t’i hap të gjitha ato pasi nuk i kemi bërë ende publike në programin zgjedhor por besoj se projektet e mëdha kapitale për Llapin po e marrin formën konkrete dhe po ashtu ato porjekte që na mbesin mendoj se shumë më lehtë do t’i realizojmë se ato që i kemi realizuar në këtë mandat. Dua ta zë në gojë vetëm projektin për ngrohje qendrore në të cilin jemi duke punuar në fizibilitetin e tij. Atë që harrova ta përmend, kur e kemi marrë mandatin kemi thënë se për bujqit do të ndahen 2 milionë euro por që kjo ka kaluar 4 milionë subvencione”, është shprehur Bulliqi për Gazeta Blic.
Intervista e plotë: