Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bullizmi një plagë e shkollave moderne

08/01/2025 - 10:36
në Opinione
A A
Bullizmi një plagë e shkollave moderne
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Pranvera Jetishi- Çollaku

Bullizmi, një fenomen që përshkruan sjelljet e përsëritura dhe të qëllimshme për të dëmtuar të tjerët, është shndërruar në një plagë të mjediseve edukative dhe sociale.

Për shumë fëmijë dhe të rinj, shkolla duhet të jetë një vend i sigurt për të mësuar dhe zhvilluar marrëdhënie të shëndetshme. Megjithatë, për nxënësit viktima të bullizmit, ajo shpesh shndërrohet në një burim frike dhe shqetësimi të vazhdueshëm.

Bullizmi nuk është vetëm një veprim impulsiv apo agresion momental. Ai lidhet ngushtë me faktorë më të thellë socialë, emocionalë dhe kulturorë. Fëmijët që bullizojnë shpesh vijnë nga mjedise ku ka mungesë vlerash, modele të sjelljeve pozitive ose ku kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës apo abuzimeve.

Ndërkohë, zhvillimi i teknologjisë dhe internetit ka sjellë një formë të re dhe më tinëzare të këtij fenomeni: bullizmi kibernetik, ku ngacmimet dhe poshtërimet bëhen të padukshme, por me pasoja të dukshme për mirëqenien e viktimës.

Pasojat e bullizmit në përgjithësi janë të thella dhe afatgjata. Viktimat shpesh mund të përballen me ankth, depresion dhe një ndjenjë të thellë izolimi. Ato mund të humbasin vetëbesimin dhe motivimin për të vazhduar ëndrrat e tyre.

Agresorët, nga ana tjetër, zhvillojnë sjellje të padëshiruara sociale që shpesh ndërlidhen me probleme të mëvonshme në jetë, si përdorimi i substancave ose sjellje antisociale. Dëshmitarët, po ashtu, nuk mbeten të paprekur; ata ndiejnë faj dhe pasiguri për mosndërhyrjen në raste të tilla.

Për të luftuar bullizmin, parandalimi është thelbësor. Një ndërgjegjësim më i madh në familje dhe në shkolla mund të ndryshojë trajektoren e këtij fenomeni. Bisedat e hapura me fëmijët për bullizmin, edukimi mbi pasojat dhe fuqizimi i rregullave kundër bullizmit janë hapa të rëndësishëm.

Për më tepër, ndërtimi i marrëdhënieve të ngrohta brenda familjes ndikon në uljen e rrezikut për të qenë pjesë e këtij fenomeni, qoftë si viktimë apo si agresor.

Mësuesit dhe prindërit luajnë një rol kyç në krijimin e një klime pozitive, ku fëmijët ndihen të sigurt dhe të respektuar. Një viktimë e bullizmit duhet të dijë se mund të kërkojë ndihmë pa frikë nga hakmarrja apo gjykimi.

Një agresor duhet të përballet me pasojat e veprimeve të tij, por gjithashtu t’i ofrohet mundësia për të mësuar dhe ndryshuar.

Si psikologe, e konsideroj një detyrë të rëndësishme për shoqërinë që të veprojmë me vendosmëri kundër bullizmit.

Duke krijuar mjedise ku secili fëmijë ndihet i pranuar dhe i vlerësuar. Sepse lufta kundër bullizmit është një luftë për të mbrojtur fëmijërinë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të shoqërisë.

(Autorja është psikologe klinike dhe themeluese  e Qendres për Mirëqenie Psikologjike, Hulumtim dhe Mbështëtje Edukative “MIND CARE”)

JU REKOMANDOJMË

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!
Opinione

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!

17/07/2025 - 10:15
Maska, individualizimi vs demokraci
Opinione

Maska, individualizimi vs demokraci

17/07/2025 - 10:14
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Vjosa Osmani po mendon të rikthehet në LDK ose ta bëj një parti të veten

16/07/2025 - 19:16
Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale
Opinione

Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale

16/07/2025 - 14:01
Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë