Një burrë nga Mitrovica e veriut, të hënën pasdite, i shkoi ish-bashkëshortes në vendin e punës, ku edhe e sulmoi fizikisht atë dhe një koleg të saj.
Qifti tashmë i ndarë i takon njërit prej komuniteteve, ndërsa nuk dihen motivet që çuan deri te sulmi.
Policia nuk dha më shumë detaje për rastin, vetëm se tregoi se e kanë arrestuar sulmuesin. Kurse dy të sulmuarit, zyrtarët policorë i kanë shoqëruar për trajtim mjekësor, por që janë liruar menjëherë pasi nuk kanë pasur plagë apo lëndime të theksuara.
I dyshuari për sulm, me vendim të prokurorit, tashmë është në mbajtje.












