
Një burrë nga komuna e Vitisë i është dashur ta njoftoj Policinë, pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe djali i tij.
Për këtë palët janë intervistuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja edhe djali i tij të dyshuarit kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.











