Një burri kosovar nga qyteti i Ferizajt i është vjedhur automjeti i tij, i tipit kombi, për çka i njëjti rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës.
Në lidhje me veprën penale në fjalë është njoftuar edhe prokurori kujdestar, derisa rasti vijon të mbetet në procedurë hetimore nga autoritetet kompetente, në përpjekje të zbardhjes së rrethanave.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur automjeti i tij kombi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.












