Gazetari Berat Buzhala ka komentuar veprimet politike të fundit nga kryeministri Albin Kurti për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke thënë se ndarja me Vjosa Osmanin ia ka humbur siç thotë ai “barabarin”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se riunifikimi i LDK-së rreth Vjosa Osmanit dhe lirimi i Thaçit gjatë muajit po e tmerrojnë Kurtin.
“Albini ne te kalumen e ka dite saktesisht se cka po don, e ku po don me dale. Albini i javeve te fundit vec po e din qe zgjedhjet e 7 qershorit munden me kane fatale per te.” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Ndamja me Vjosen, renia e entuziazmit per me e votu per here te peste, ia ka humbe Binushit barabarin.
Perndryshe, nuk çohet njeri me e shkele kushtetuten ne pike te dites, para syve te botes.
Prandaj, per me i parandalu zgjedhjet qe pritet me u mbajte ma se largu me 7 qershor, ky po don me e bo ate qe din me e bo ma se miri: kaos.
Shpreson qe ringritet permes kaosit, polarizimit, ndamjes shoqerore.
Riunifikimi i LDK’se rreth Vjoses, e cila sigurisht ka cka me kallxu gjate fushates zgjedhore, e ka tmerru thiun.
Ankth po i jep edhe ma shume lirimi i Thacit gjate muajit maj, ndoshta disa dite para zgjedhjeve.
Pra, Thaci dhe tjeret pritet me u liru gjate muajit maj. Kurti e din cfare peshe elektorale kish me pase nje ngjarje e tille.
Prandaj gjate gjithe kohes e kemi pa duke bo veprime te coroditura. Sa shkon me Glaukun, sa i thote opozites propozojeni dikend, sa shkon me Feriden.
Albini ne te kalumen e ka dite saktesisht se cka po don, e ku po don me dale. Albini i javeve te fundit vec po e din qe zgjedhjet e 7 qershorit munden me kane fatale per te.
Largimi i tij nga pushteti, ka me pasu me arrestime masive per vjedhje te pashembullta, posacerisht ne energji. Por jo vetem.














