Gazetari Berat Buzhala përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ashtu siç Kurti ia ndaloj Vuçiqit mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, edhe Vuçiq po e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve brenda territorit të tij.
Ai poashtu ka komentuar edhe vizitën e ministrit Sveçla në Mitrovicë, ku ka thënë se ka qenë deri te një kafe buzë lumit Ibër në Mitrovicë të Jugut.
“Sot Xhelali e kish pas shtri sovranitetin deri te nje kafe buze lumit Iber ne Mitrovicen Jugore”.
Postimi i plotë:
Albin Kurti me krejt njerezit e tij, me te drejte, jane mburre qe kur keta erdhen ne pushtet ia ndaluan Serbise organizimin e zgjedhjeve dhe te referendumit ne Kosove. OK. Ne dukje te pare sukses.
Tash, pyetje qe shtrohet eshte kjo: A mundet Albini me organizu zgjedhje ne Kosove?
Qeveria Kurti ia ndaloi Vuciqit mbajtjen e zgjedhjeve ne territorin e Kosoves, kurse gjithashtu Vuciqi po ia ndalon Kurtit mbajtjen e zgjedhje brenda territorit te tij.
Sot Xhelali e kish pas shtri sovranitetin deri te nje kafe buze lumit Iber ne Mitrovicen Jugore.
E ku qenka suksesi ketu?













