Gazetari Berat Buzhala ka vlerësuar punën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ndër vite, ndonëse kohëve të fundit është diksutuar për një hetim ndaj Buzhalës dhe gazetarëve tjerë si Vehbi Kajtazi, Ilir Mirena e Lirim Mehmetaj.
I ftuar në Rubikon në Klan Kosova, Buzhala ka treguar se në të kaluarën ka pasur raporte të mirë me agjentë të AKI-së.
Drejtori i Nacionales ka treguar dy raste interesante që i kanë ndodhur në të kaluarën.
“Me të thënë të drejtën nuk e njoh askënd në AKI. I kam pasur disa komunikime me AKI. Ata kanë bërë disa punë të mira. Ata më kanë lajmëruar kur kanë qenë kërcënimet e ISISI–it. Më patën thirrë sa kam qenë në Ulqin në pushim me familje dhe më kanë thënë se mos u shqetëso do të vie një agjent i yni dhe do t’ju marrë atje. Kërcënuesi ishte atje, por AKI thoshte se nuk e dimë nëse ai e dinë se ti je aty. Informatën ma ka dhënë drejtori i AKI-së. Në një rast tjetër më kanë thënë se jeni në mbikëqyrje por në atë rast në mbrojtje. Ishte në vitin 2014 – 2015. AKI ka bërë punë të mirë ndër vite, ka qenë ndër institucionet më solide në vendin tonë”, ka thënë Buzhala.












