Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Byroja mund të përfundojë sërish në “Venecia”, opozita: Të kthehet në pikën zero

09/10/2022 - 15:58
në Lajme
A A
Byroja mund të përfundojë sërish në “Venecia”, opozita: Të kthehet në pikën zero
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy partitë më të mëdha opozitare LDK dhe PDK konsiderojnë se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është një tjetër akt populizmi nga ana e pushtetit se sa përpjekje për të funksionalizuar atë në sistemin e drejtësisë.

Sipas opozitës, të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk do të mund të përfshihen përmes amendamenteve. Mirëpo, të kundërtën e thonë nga pushteti që synojnë ta dërgojnë përsëri të njëjtin projektligj në “Venecia”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj shprehet se vërejtjet e Venecias për Byronë janë aq serioze, sa që Kuvendi e ka të pamundur që t’i adresojë ato.

Ai thotë se qeveria po insiston në këtë ligj vetëm sa për sy e faqe.

“Qeveria këtë qasje e ka pas vetëm sa për sy e faqe them se ne sjellë këtu dhe ju bëni çfarë të doni, që i bie që nuk është motivi dhe qëllimi që vërtetë në Kosovë të ndodh konfiskimi civil ndaj të gjithë atyre njerëzve që kanë fituar në mënyrë të pabazë pasurinë, por është popullizëm klasik i tyre që atyre iu kemi thënë popullit kështu dhe si të tillë sillemi mendoj se është papërgjegjësi totale e qeverisë ndaj këtij segmenti ose kësaj materie që ata po pretendojnë kinse do ta rregullojnë e në fakt ne kemi bindjen që nëse shkohet në këtë formë çfarë ka ardhur do të shndërrohet në një mekanizëm për persekutim të kundërshtarëve politikë por jo për ta realizuar qëllimin themelor që do ta kishte në fakt konfiskimin civil”, theksoi Selmanaj.

Anëtari i Komisionit parlamentar për legjislacion nga radhët e LDK-së, kërkon që projektligji për Byronë Shtetërorë të kthehet në Ministrinë e Drejtësisë, si sponsorizuese e tij.

“Komisioni i Venecias esencën e këtij koncept-dokumenti e ka kundërshtuar ose e ka atakuar dhe kur të atakohet esenca është problem të përmirësohet me 1, 2, 3 apo 5 amendamente sepse ata po flasin për koncept-idenë atë që qëndron prapa krejt kësaj iniciative a është projektligj i qëlluar apo jo e jo çështje konkrete që këtë nen mund ta bëni kështu apo ky nen mund të adresohet kështu, prandaj unë mendoj që mënyra se si po provon Komisioni apo partitë politike në Komision, sepse opozita nuk po merr pjesë, e kanë misionin e pamundur që të adresojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Rekomandimet e Komisionit të Venecias mund të adresohen vetëm me një koncept-dokument të ri me një projektligj të ri dhe me një punë të madhe kolosale të gjithë spektrit politik në Kosovë për t’i dhënë përgjigje përfundimtare dhe të nevojshme mendoj për të adresuar këtë problematike që në 20 vite e fundit e ka munduar shumë shtetin e Kosovës”, thotë deputeti i LDK-së.

Edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa pajtohet që përmes amendamenteve nuk mund të trajtohen të gjitha opinionet e “Venecias” për këtë nismë ligjore.

Beqaj, i cili është edhe anëtar në Komisionin për Legjislacion, shton se ky ligj nuk mund të hyjë në fuqi pa u kthyer në pikën zero.

“Unë konsideroj se pozita nuk ka interes ta bëjë këtë ligj dhe të fusë në funksion dhe në jetën e Republikës së Kosovës, më shumë po shihet si popullizëm i zotëri Kurtit dhe zonjës Haxhiu, apo një premtim i fushatës dhe ne po duan ta bëjmë, por këta nuk po na lënë me bë, dhe kjo është njëfarë forme po shihet fytyra e kësaj qeverie që e kemi tani. Unë konsideroj që mundemi me marr pjesë në dëgjime publike, por po humbim kohë kot sepse ky ligj nuk mund të hyjë në fuqi pa u kthyer në pikën zero me u tërheqë nga ministrja e Drejtësisë, të vijë një materie e re, në frymë kushtetuese dhe atëherë me dhënë edhe akterët e tjerë, në këtë rast opozita, kontributin e saj. Në formën se si këta kanë menduar të bëjnë një agjenci të tillë, nuk ka diçka më shumë se populiste apo me pas një zyrtar të dëgjueshëm të kryeministrit aktual i cili mundohet të bëjë ndonjë peshkim politik, apo ndonjë dëm politik të rivalëve politikë dhe jo më shumë”, tha Beqaj.

Beqaj paralajmëroi se të njëjtin projektligj do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë.

“Është e pamundur që ky ligj mos të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe mendoj se duhet të shkojë dhe jam shumë optimist se do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese edhe nga PDK për arsye se nuk mund të lejojmë që një ligj i cili është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës të hyjë në fuqi për të dëmtuar ndoshta vetë qëllimin e ligji apo të dëmtojë qytetarët e vendit. Mendoj se me automatizëm duke parë krejt ato shkelje që Komisioni i Venecias i ka konstatuar ai duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo do ta rrëzojë”, theksoi Beqa.

Njohësi i drejtësisë, Ehat Miftaraj konsideron se nëse merren për bazë komentet e “Venecias” Projektligji për Byronë Shtetërore do të dallojë komplet nga ai që kaloi në lexim të parë. Ai thotë se është e vështirë që Komisioni parlamentar për Legjislacion të plotësojë të gjitha standardet që kërkohen.

“Tani jemi në një situatë ku Komisionit do t’i duhet që një numër të madh, mund të themi me dhjetëra komente të Komisionit të Venecias dhe shoqërisë civile, t’i adresojë përmes amendamenteve të ligjit, që i bie që pothuajse çdo nen i këtij ligji të amendamentohet. Në këtë drejtim është me rëndësi që grupi punues në Komision të bëjë punën ngadalë dhe të trajtojë të gjitha ato që janë thënë nga Komisioni i Venecias në mënyrë që ky ligj pastaj të mos kontestohet dhe të mos jetë subjekt i Gjykatës Kushtetuese ose të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese për shkak të kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut apo shkeljeve të tjera kushtetuese… Nëse do të merren për bazë komentet e ‘Venecias’ dhe shoqërisë civile do të kemi një ligj krejtësisht tjetër nga projektligji që është miratuar në lexim të parë. Kjo e dëshmon mjaftueshëm faktin se sa gabime janë bërë në draftin aktual që është miratuar në lexim të parë”, deklaroi për Miftaraj.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryetar i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, thotë se të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga Komisioni i Venecias do të trajtohen në kuadër të grupit punues.

Ai u shpreh se janë të interesuar që raportin me amendamente për Ligjin për Byronë ta dërgojnë përsëri për opinion në Komisionin e Venecias.

“Komisioni për Legjislacion ka themeluar grupin punues që do të trajtojë nen për nen natyrisht në dritën e rekomandimeve të ‘Venecias’. Siç e kemi thënë ne jemi të vendosur për të adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias tashmë grupi punues ka filluar punën e drejtpërdrejtë ka mbajtur një punëtori duke e trajtuar nen për nen ligjin si dhe pikë për pikë opinionin e ‘Venecias’. Unë personalisht kam dërguar 22 amendamente në lidhje me këtë projektligj të cilat po i diskutojmë… Presim që sa më parë të trajtojmë këtë projektligj dhe natyrisht që jemi të interesuar që raportin me amendamente ta dërgojmë përsëri në Komisionin e Venecias për të vlerësuar se a janë adresuar rekomandimet e dhëna më parë… Opozita duhet të vijë dhe të marr pjesë në takimet e grupit punues dhe të kontribuojë nëse veç e kanë hallin se a po adresohen rekomandimet e ‘Venecias’ apo jo. Përndryshe ata kanë motive të tjera se pse janë kundër këtij projektligji dhe kundër Byrosë”, tha ai.

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar në lexim të parë në korrik të këtij viti . Projektligj mori mbështetjen e 58 deputetëve derisa pati edhe 3 abstenime. Për këtë nismë ligjore abstenoi kryeparlamentari ,Glauk Konjufca dhe deputetja atëkohë e pushtetit, Doarsa Kica e cila së fundmi ka kaluar në LDK. Para se të votohej në lexim të parë, Projektligjin për Byronë e kishte dërguar për opinion në Komisionin e Venecias, vetë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca./KP

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë