Sipas tij, lojtari i Santos mbetet në një nivel më vete krahasuar me yjet e tjerë të futbollit modern.
“Sipas mendimit tim, Neymari është më i madh se Lionel Messi. Niveli i përkushtimit të Messit mund të jetë ndryshe, por nga kjo gjeneratë, Neymari qëndron mbi të gjithë. Ai është superior ndaj Messit, Cristiano Ronaldos dhe Kylian Mbappes”, u shpreh ai.
Cafu shpjegoi se avantazhi i Neymarit qëndron te aftësia e tij teknike dhe repertori i gjerë i lëvizjeve.
“Nga ana teknike, ai i kalon të gjithë. Kur flasim për përkushtim, mund të përmendim Cristiano Ronaldon… por lëre këtë. Neymari thjesht ka më shumë cilësi në dispozicion”, argumentoi ai.
Ish-mbrojtësi legjendar shtoi se Brazili duhet të përshtasë lojën për të maksimizuar ndikimin e Neymarit, duke marrë shembullin e Argjentinës me Messin.
“Kur Argjentina luajti për Lionel Messin, fitoi trofe. Në vitin 2002, ne luajtëm për Ronaldon dhe Rivaldon, ndërsa ndihmonim edhe Ronaldinhon. Ndërsa Neymari u shfaq në një gjeneratë pa atë mbështetje dhe u detyrua të mbajë barrën i vetëm”, theksoi ai.
Sipas Cafus, Neymari ka qenë nën presion të vazhdueshëm gjatë gjithë karrierës së tij.
“Për 15 vite ai e mbajti gjithë barrën vetë. Sot ka lojtarë rreth tij që më në fund mund ta ndihmojnë”, shtoi ai.
Sa i përket rolit të Neymarit në skuadër dhe menaxhimit nga trajneri Carlo Ancelotti, Cafu vlerësoi stilin e tij.
“Trajneri e menaxhon shumë mirë presionin. Cilësia e Neymarit nuk vihet në dyshim; edhe kur nuk është 100%, ai vendos ndeshjen. Por qëndrimi i tij brenda grupit është thelbësor”, tha ai.
Ish-lojtari i Milanit kujtoi edhe një episod nga koha e tij në Itali për të treguar disiplinën e Ancelottit.
“Ishte një lojtar që nuk stërvitej si duhet, dhe Ancelotti mblodhi grupin dhe tha qartë: ‘Nëse nuk stërvitesh, nuk ka diskutim – nuk do të luash.’ Skuadra e kuptoi menjëherë mesazhin”, bëri me dije ai.
Me Neymarin që mungon në ndeshjet miqësore të ardhshme kundër Francës dhe Kroacisë, ai duhet të gjejë formën më të mirë te Santosi për të rritur shanset që të jetë pjesë e listës përfundimtare për Kupën e Botës, e cila pritet të shpallet në maj.













