Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cakolli: Haxhiu i ka 10 ditë që ta caktojë datën e zgjedhjeve, këto dy data janë të mundshme

29/04/2026 - 13:36
në Lajme
A A
Cakolli: Problemi me parregullësitë në numërimin e votave janë vetëm ata që i numërojnë, e dosmdoshme të dixhitalizohet procesi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga KDI, ka deklaruar se tashmë, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë, dhe se, u.d Presidentja, Albulena Haxhiu, i ka 10 ditë afat për të caktuar datën e zgjedhjeve pasi që të konsultohet me partitë politike, si dhe me, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Cakolli, ka deklaruar edhe se, zgjedhjet e reja të parakohshme, duhet të mbahen brenda 45 ditëve, por jo më herët se 30 ditë, nga shpërndarja e Kuvendit.

”Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve, por jo më herët se 30 ditë, nga shpërndarja e Kuvendit. Megjithatë, afati 10-ditor i U.D. Presidentes për shpalljen e zgjedhjeve nuk e shtyn afatin e fundit për mbajtjen e tyre – që mund të jetë vetëm 31 maji ose 7 qershori”, ka shkruar ai mes tjerash.

Ai, ka thënë edhe se, shkuarja në zgjedhje të reja prodhon pasojat e mëposhtme institucionale;  Me shpërndarjen e Kuvendit, ka përfunduar edhe mandati i Qeverisë; Projektligjet në procedurë parlamentare rikthehen në pikën zero; Raportet e institucioneve të pavarura mbesin pa shqyrtim.

Postimi:

Tashmë që Kuvendi konsiderohet i shpërndarë me efekt kushtetues, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit ka afat 10 ditë për të caktuar datën e zgjedhjeve, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në.

Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve, por jo më herët se 30 ditë, nga shpërndarja e Kuvendit. Megjithatë, afati 10-ditor i U.D. Presidentes për shpalljen e zgjedhjeve nuk e shtyn afatin e fundit për mbajtjen e tyre – që mund të jetë vetëm 31 maji ose 7 qershori.

Sidoqoftë, vet shkuarja në zgjedhje të reja prodhon pasojat e mëposhtme institucionale:

– Me shpërndarjen e Kuvendit, ka përfunduar edhe mandati i Qeverisë.

Nga mesnata e mbrëmshme, Qeveria konsiderohet në dorëheqje dhe veprimtaria e saj kufizohet vetëm në punë të domosdoshme dhe të planifikuara sipas buxhetit (që ka pasur mangësi të shumta) dhe planit vjetor (që nuk është publik). Qeveria nuk mund të propozojë më projektligje të reja, strategji apo dokumente tjera politike, nuk mund të iniciojë emërime në pozita publike dhe nuk mund të ndërmarrë marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi.

– Projektligjet në procedurë parlamentare rikthehen në pikën zero.

Në Kuvend kanë qenë rreth 30 projektligje në shqyrtim. Me shpërndarjen legjislaturës, këto nuk vazhdojnë më tutje, meqë i gjithë procesi legjislativ duhet të rifillojë nga pika zero pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

– Raportet e institucioneve të pavarura mbesin pa shqyrtim.

Asnjë raport vjetor i institucioneve të pavarura që i raportojnë Kuvendit nuk është miratuar. Me mungesën e Kuvendit funksional, këto raporte mbesin pezull dhe nuk trajtohen deri në krijimin e legjislaturës së re, duke pamundësuar llogaridhënien.

*

Pra, deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja – që do të marrë kohë të paktën tre-katër muaj – shteti do të jetë në pauzë.

JU REKOMANDOJMË

Musliu: PDK do të dalë e para në zgjedhje

Musliu drejtuar VV-së: Gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata që, vetëm falë veprës së tyre, ju sot jetoni të lirë në Kosovë
29/04/2026 - 14:33

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e bindur se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen së shpejti...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në një takim kryetarin e KQZ-së

Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në një takim kryetarin e KQZ-së
29/04/2026 - 14:24

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në një takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqin, ku po diskutohet për zgjedhjet...

Më shumëDetails

Trump paralajmëron Iranin: Regjimi duhet të marrë masa

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
29/04/2026 - 14:06

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se regjimi duhet të “merr masa” dhe nuk di “si të nënshkruajë...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj: Mbrëmë fitoi Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti

Haradinaj-Kurtit: Mos e fyej Policinë, ata nuk u dorëzuan me 24 shtator para terroristëve serbë, siç u dorëzove ti ndaj regjimit serb gjatë luftës
29/04/2026 - 13:53

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se mbrëmë, me shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë siç e quan ai, populistit Albin Kurti....

Më shumëDetails

Rasti i rëndë në Pejë – Ky është punëtori që humbi jetën tragjikisht sot në vendin e punës

U zunë nga dërrasat derisa ishin në vendin e punës, humb jetën një punëtor dhe lëndohet një tjetër
29/04/2026 - 13:26

Një rast tragjik ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Pejë, ku një punëtor ka mbetur i vdekur në vendin e punës. Viktima, është Beqir Vokshi, për vdekjen...

Më shumëDetails

Alban Krasniqin e ‘pengon’ videoja e Osmanit: Fotoja e Rugovës në sfond s’e mbulon tradhtinë ndaj votuesve

Alban Krasniqin e ‘pengon’ videoja e Osmanit: Fotoja e Rugovës në sfond s’e mbulon tradhtinë ndaj votuesve
29/04/2026 - 13:10

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, sot, përmes një video adresimi, ka reaguar pasi Kuvendi ka dështuar të zgjedh presidentin dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Cakolli: Haxhiu i ka 10 ditë që ta caktojë datën e zgjedhjeve, këto dy data janë të mundshme

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë