Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cakolli: Herë me penallti e herë me autogola, po ia servojmë Listës Serbe fitoret

03/09/2025 - 11:41
në Lajme
A A
Cakolli: Herë me penallti e herë me autogola, po ia servojmë Listës Serbe fitoret
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar në lidhje me bllokimin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke paralajmëruar pasoja politike dhe juridike për Kosovën.

Në një shkrim në Facebook, ai ka theksuar se po tentohet të imponohet ideja se Kuvendi është i konstituuar edhe pa zgjedhjen e pesë nënkryetarëve, çka sipas tij përbën një interpretim të shtrembëruar të frymës kushtetuese.

“Përtej problemeve të tjera procedurale, po tentohet të etablohet ideja se Kuvendi mund të konsiderohet i konstituuar edhe pa zgjedhjen e pesë nënkryetarëve. Në të kundërtën, komuniteteve gjoja do t’u jepej “e drejta e vetos” në konstituimin e Kuvendit. Por nëse kjo do të merrej si standard, atëherë parimisht, jo vetëm komunitetet, por secili grup parlamentar me të drejtë propozimi për nënkryetar do të kishte fuqi bllokuese.

Ky është një interpretim i shtrembëruar i frymës kushtetuese dhe parimeve të parlamentarizmit. Pozitat e “rezervuara” nuk janë privilegje absolute, por pjesë e një arkitekture të ndërtuar për gjithëpërfshirje – pa cenuar funksionalitetin institucional. E drejta për përfaqësim nuk është e pakufizuar, por as nuk mund të degradohet përmes mosveprimit apo refuzimit politik nga shumica”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka akuzuar shumicën, në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje, për refuzimin e kandidatit të propozuar nga komuniteti serb, duke kujtuar se kjo praktikë ka funksionuar pa politizim për vite me radhë.

Sipas tij, në vend që çështja të zgjidhej politikisht, si gjithmonë, ajo është shtyrë drejt Gjykatës Kushtetuese, ku ekziston rreziku real që kjo të konsiderohet si shkelje e të drejtave të komuniteteve.

“Sot nuk jemi përballë një rasti ku komunitetet po bojkotojnë apo abuzojnë me të drejtën e përfaqësimit në Kryesinë e Kuvendit – sepse atëherë situata dhe pasojat do të ishin tjera. Përkundrazi, janë përfaqësuesit e shumicës (shqiptare), e sidomos LVV-ja, që po refuzojnë të votojnë kandidatin e propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, në përputhje me rregullat, frymën dhe precedentët kushtetues. Për më tepër, kjo praktikë ka funksionuar për vite me radhë pa u politizuar në këtë mënyrë.

Po të ndodhte që ndonjë komunitet të keqpërdorte si bllokim mekanizmin e përfaqësimit, atëherë shumica (shqiptare) do të kishte plotësisht të drejtë të reagonte – institucionalisht, politikisht, madje edhe me mirëkuptim ndërkombëtar. Por jo sot, kur kjo rrëshqitje na kushton.

Në vend që kjo çështje të zgjidhej politikisht – siç është zgjidhur gjithmonë – ajo është shtyrë në mënyrë të panevojshme drejt Gjykatës Kushtetuese. E aty, rreziku i një konstatimi për shkelje të të drejtave të përfaqësimit të komuniteteve në Kryesi është evident. Veçse tashmë me dëm të shkaktuar në raport me moralizimin e Listën Serbe si palë e “dëmtuar” – përkundër destruktivitetit të saj.
Nëse e gjithë kjo është një strategji politike, është e dobët. Nëse jo, edhe më keq, është mungesë e vizionit shtetformues. Sepse juridikisht jemi në terren të pafavorshëm, ndërsa politikisht e kemi humbur prej kohësh mbështetjen e atyre që presin nga ne shtet të përgjegjshëm në raport me pakicat.

Në fund, mos të harrojmë se akuza më e shpeshtë në situata të tilla – dhe edhe ndaj postimeve si ky i imi – është se përkrahim Listën Serbe apo shtyjmë përpara interesat e tyre. Por realiteti është ndryshe. Herë me penalltitë e herë me autogolat tona, po ia servojmë vetë Listës Serbe fitoret – juridike, përmes procedurave gjyqësore, e politike, duke ia mundësuar kartën e viktimizimit në mesin e serbëve të Kosovës dhe në diskursin ndërkombëtar”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Për pritjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve e kemi rastin e Kroacisë për Gotovinën
Lajme

Haradinaj: Për pritjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve e kemi rastin e Kroacisë për Gotovinën

03/09/2025 - 12:52
Guri, Kurtit: A të erdhi turp kur i pe prokurorët e gjyqtarët, thoshe se ata duhet të kenë mbrojtje të afërt e jo kryeministri
Lajme

Guri, Kurtit: A të erdhi turp kur i pe prokurorët e gjyqtarët, thoshe se ata duhet të kenë mbrojtje të afërt e jo kryeministri

03/09/2025 - 12:44
KQZ: Decertifikohen 9 kandidatë për zgjedhje lokale
Lajme

KQZ: Decertifikohen 9 kandidatë për zgjedhje lokale

03/09/2025 - 12:44
E para në botë, Ukraina përdor dronët me inteligjencë artificiale për të sulmuar caqet ruse
Lajme

E para në botë, Ukraina përdor dronët me inteligjencë artificiale për të sulmuar caqet ruse

03/09/2025 - 12:41
Zyrtarët italianë që punojnë në Kosovë mblidhen për një analizë të thelluar të situatës, ambasada jep detaje
Lajme

Zyrtarët italianë që punojnë në Kosovë mblidhen për një analizë të thelluar të situatës, ambasada jep detaje

03/09/2025 - 12:38
Bien aksionet amerikane
Ekonomi

Bien aksionet amerikane

03/09/2025 - 12:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Lajm historik nga Trepça”/11 hektarë në vlerë rreth 23 milionë euro po i kthehen gjigantit metalurgjik

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Rrebeshe shiu ditëve të ardhshme, temperaturat sërish në rënie

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë