Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cakolli: Lista Serbe fiton 9 mandate, Rashiq merr 1 – Kurti nuk formon Institucione pa garanci për koalicion

16/02/2025 - 15:55
në Lajme
A A
Cakolli: VV po kalkulon mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare bashkë me ato lokale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Cakolli thotë se në bazë të rezultateve të tanishme Lista Serbe i ka të sigurta 9 mandate kurse partia e Nenad Rashiq e ka të sigurtë 1 mandat.

Ai thotë se në rast se Lista Serbe merr 10 mandate, do të komplikohet jashtëzakonisht procedura e zgjdhjes së qeverisë.

“Në bazë të rezultateve të tanishme Lista Serbe i ka të sigurta 9 mandate, dhe partia e Nenad Rashiq e ka një mandat. Megjithatë në pjesën veriore të vendit kemi gati 1000 vota që kanë ardhur me kusht, dhe në bazë të vëzhguesve tanë por edhe të atyre të misionit të BE, shumë prej tyre kanë qenë persona që nuk janë nga pjesa veriore por që janë sjellë në mënyrë të organizuar nga Serbia, gjasat janë që këto vota të jenë për Listën Serbe në tërësi, e që aktualisht mund të ndikoj në humbjen e mandatit nga partia e zotit Rashiq”

“Në rast se Lista Serbe merr 10 mandate, kjo e komplikon jashtëzakonisht procedurën e zgjedhjes së qeverisë, për shkak se e obligon partinë që nominon kryeminsitrin që ose të hyj në koalicon me ta ose të zgjedh për ministër ndonjë prej deputetëve të Listës Serbe, sepse ndryshe do të nevojitet miratimi formal i gjashtë prej 10 deputeteve të Listes Serbe për një ministër që nuk është në mesin e tyre e që normalisht gjasat që kjo të ndodh janë minimale”, tha ai.Gjithashtu ai thekson se rezultatet e deri tanishme kanë prodhuar një peisazh interesant edhe tek komunitetet tjera jo serbe.

“Zgjedhjet dhe rezultatet e deri tanishme pa i llogaritur votat me kusht kanë prodhuar një peisazh interesant edhe tek komunitete tjera jo serbe, partia roman iniciativa që ishte shtyrë nga Lista Serbe dhe ishte përkrahur edhe me vota nuk do të jetë më pjesë e kuvendit dhe dy mandate tash do ti ketë e komuniteti egjiptian, prej të cilëve njerin e ka të sigurt partia e minsitrti Elbert Krasniqi, dhe mandatin tjeter e ka partia e Veton Berisha PLE, që më parë si deputet ka qenë pjesë e grupit parlamentar të LDK”

“Komuniteti tjetër është edhe ai boshnjak ku ka ndryshim, pra për herë të parë do ti kemi tri subjekte të përfaqësuara në kuvend nga një mandat secila, aktualisht e kemi partinë e sv.kryeministres Emilja Rexhepi, dhe partinë e Duda Balje, e cila të paktën gjatë fundit të mandatit ka pas një qasje antagoniste në raport me qeverinë Kurti, që i bie që po flasim për dy madje edhe tri mandate potencialisht ne mesin e komuniteteve tjera jo serbe, që mund të jenë vota problematike që mund ta përcaktojnë mënyren dhe kompozicionin poltik të qeverisë së ardhshme”, u shpreh ai.

Por Cakolli thekson se ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme se Duda Balje, ka kërkuar formimin e një komune boshnjake si këmbim për përkrahjen e cilës do qeveri.“Ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme, se Duda Balje ka kërku formimin e një komune boshnjake si këmbim për përkrahjen e cilës do qeveri e gjë që mund të përdoret si kartë për të refuzuar përkrahjen e qeverisë apo edhe si arsyetim për ta përkrahur taborin tjetër” potencoi ai.

Sa i përket formimit të institucioneve, Cakolli thekson se edhe kryeministri Kurti nuk do të procedoj me themelimin e institucioneve pa pasur garanca se do të ketë ndonjë koalicion.“Në bazë të numrave të tanishëm opozita ka 53 deputet dhe nëse do të humbiste përkrahjen e dy deputetëve nga komunitetet i duhen 8 pra është numri sa atyre që iu duhen për ta formuar qeverinë e re, por në anën tjetër edhe vet Kurti nuk do të procedoj me themelimin e institucioneve pa pasur garanca se do të ketë koalicion. Unë në fakt dua të besoj që partia në pushtet do ta shfrytëzoj edhe periudhen e tanishme, se ajo cfarë dihet tashmë sigurtë është renditja e partive politike, dhe dihet edhe numri i përafërt i mandateve. Unë mendoj që në të kundërtën do të vijm në skenar të zvarritjes së themelimit të institucioneve për shkak se sapo të konsitohet kuvendi fillojnë të rrjedhin afate strikte kushtetuese”, përfundoi ai, shkruan GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë