Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e 92 kutive të votimit me postë, rreth 26 mijë e 500 vota, të cilat tashmë janë përfshirë në rezultatin kumulativ, ka bërë të ditur Eugen Cakolli.Sipas tij, kjo përbën vetëm rreth gjysmën e votave me postë, pasi edhe rreth 20 mijë vota të tjera mbeten për t’u verifikuar dhe numëruar.
Pas këtij procesi, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar përkohësisht një mandat shtesë, duke kaluar në 57 mandate, ndërsa PDK ka rënë në 22, me mundësi ndryshimesh të tjera pas numërimit të votave të mbetura.
https://www.facebook.com/share/p/1GE1TVdzyq/?mibextid=wwXIfr










