Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani po pret Kushtetuesen për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, DnV: Është e përcaktuar qartë, po dëmtohet funksionaliteti i institucionit

25/03/2026 - 14:44
në Lajme
A A
Osmani po pret Kushtetuesen për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, DnV: Është e përcaktuar qartë, po dëmtohet funksionaliteti i institucionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) ka kundërshtuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për ta referuar çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas DnV-së, ky veprim “e vonon kompletimin e institucionit në një moment kur funksionaliteti i tij është thelbësor për integritetin e proceseve zgjedhore”.

“DnV vlerëson se mënyra e përbërjes së KQZ-së është e përcaktuar qartë në kuadrin kushtetues dhe atë ligjor përmes modelit strikt të përfaqësimit. Ky model nuk lidhet drejtpërdrejtë me rezultatin zgjedhor apo peshën politike të subjekteve në kuptim të numrave, por me parimin e balancës ndërmjet grupeve parlamentare që kanë të drejtë propozimi. Si i tillë, ai zbatohet në mënyrë të njëjtë edhe në rrethanat aktuale politike, pa u riformuluar në bazë të rezultateve apo konfigurimeve tjera”, thuhet në reagimin e DnV-së.

“Kjo qasje është reflektuar në mënyrë të qëndrueshme edhe në praktikë dhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Në raste të mëhershme, përfshirë periudhën pas zgjedhjeve të vitit 2021, përbërja e KQZ-së është përcaktuar mbi bazën e modelit strikt, duke kufizuar përfaqësimin e subjektit më të madh në dy anëtarë, pavarësisht rezultatit zgjedhor. Kjo praktikë përbën një standard – në harmoni edhe me Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias – të vendosur që ka garantuar funksionimin e balancuar të institucionit”, thuhet tutje në reagim.

DnV thotë se “në këtë kontekst, trajtimi i kësaj çështjeje si dilemë kushtetuese dhe referimi i saj në Gjykatën Kushtetuese nuk kontribuon në qartësi shtesë, por prodhon vonesa në një proces që kërkon vendimmarrje të drejtpërdrejtë”.

“Mosplotësimi i përbërjes së plotë të KQZ-së cenon konfigurimin e saj kushtetues prej 11 anëtarëve, duke ndikuar njëkohësisht në funksionimin dhe vendimmarrjen e saj”, thuhet në reagim.

“DnV bën thirrje që emërimi i anëtarit të mbetur të KQZ-së të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe standardet e vendosura në praktikë, në mënyrë që të ruhet funksionaliteti dhe besueshmëria e këtij institucioni”.

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së, pasi Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar t’i ketë tre anëtarë aty.

JU REKOMANDOJMË

Rudolph: Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin, BE të procedojë me aplikimin për anëtarësim

Rudolph: Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin, BE të procedojë me aplikimin për anëtarësim
24/10/2026 - 10:18

Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë “hapa konkretë” në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.  “Ka edhe hapa të...

Më shumëDetails

Ndahet nga jeta policja mitrovicase, Bukurije Ferati

Ndahet nga jeta policja mitrovicase, Bukurije Ferati
24/10/2026 - 10:03

Policja Bukurije Ferati ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë. Familjarët kanë njoftuar se ajo do të varroset sot në orën 15:30 në fshatin Bare të Mitrovicës. “Është...

Më shumëDetails

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, pritet t’i bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, pritet t’i bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora
24/10/2026 - 09:59

Kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë...

Më shumëDetails

Arrestohen 6 kosovarë dhe 3 gjermanë për mashtrimin në “Call Center”, konfiskohen 39 kompjuterë

Arrestohen 6 kosovarë dhe 3 gjermanë për mashtrimin në “Call Center”, konfiskohen 39 kompjuterë
24/10/2026 - 09:43

Nëntë persona, gjashtë shtetas të Kosovës dhe tre të Gjermanisë, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një aktivitet kriminal të mashtrimit përmes qendrave të thirrjeve. Sipas raportit...

Më shumëDetails

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës
24/10/2026 - 03:08

Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë
24/10/2026 - 03:06

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, gjatë vizitës së saj në këtë shtet, ku ka marrë pjesë edhe në shfaqjen solemne...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë