Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë

31/10/2025 - 12:50
në Lajme
A A
Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Qeveria në detyrë ka miratuar buxhetin për vitin 2026. Cakolli ka thënë se me votimin e buxhetit nga Qeveria në detyrë dhe procedimin e tij në Kuvend, po merr formë një shkelje ligjore që duket si pjesë e një loje politike të menduar mirë.

Sipas tij, një qeveri në detyrë nuk ka më mandat politik as kompetencë ligjore për të propozuar buxhetin e një legjislature të re.

“Ajo nuk ka lidhje institucionale me Kuvendin aktual dhe asnjë formë përgjegjësie ndaj tij. Ky është thelbi i problemit”, ka shkruar Cakolli.

Pjesë nga postimi i Cakollit:

Sot jemi përballë një realiteti aq absurd sa edhe paradoksal:

– Buxheti i vitit të ardhshëm po i propozohet Kuvendit nga një deputet që vetëm pak ditë më parë u refuzua si kandidat për Kryeministër. I njëjti tash po vepron si Kryeministër në detyrë dhe po ia dërgon po atij Kuvendi projektbuxhetin për miratim.

– Shumica e (ish-)ministrave që morën pjesë në miratimin e këtij buxheti në Qeveri do të votojnë për të përsëri në Kuvend, veçse tash nga funksioni i deputetit. Pra, dy vota “pro” për të njëjtin projektligj, nga dy pozita të ndryshme – konflikt ky i pastër interesi.

– Projektbuxheti është përgatitur dhe propozuar nga (ish-)Ministri i Financave, të cilit Gjykata Supreme i kishte anuluar një udhëzim administrativ pikërisht për shkak të papajtueshmërisë së mandatit të tij. I njëjti tash vazhdon të njëjtën shkelje, por këtë herë për ligjin më të rëndësishëm të vitit – buxhetin e shtetit.

Prandaj, çështja nuk është te buxheti, por tek mënyra si po shkelet ligji në emër të tij. Duke e shitur këtë si një lajm të mirë për qytetarët – përmes rritjes së pagave, pensioneve, ndihmave sociale e beneficioneve të tjera – po tentohet të krijohet përshtypja se kush nuk e përkrah buxhetin, është kundër qytetarëve.

Pra, po krijohen kushtet e përzierjes së qëllimshme të ligjshmërisë me populizmin, për ta bërë të padukshme shkeljen.

E nëse ligji shkelet sot në emër të pagave e pensioneve, nesër do të mund të shkelet në emër të çdo gjëje tjetër.

JU REKOMANDOJMË

Ish zv.ministri Mustafa Grainca bashkë me dhëndrrin dyshohet se rrahën brutalisht viktimën, shkak konflikti për një banesë në “Erta Invest”

Ish zv.ministri Mustafa Grainca bashkë me dhëndrrin dyshohet se rrahën brutalisht viktimën, shkak konflikti për një banesë në “Erta Invest”
15/07/2026 - 10:54

Një 38 vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore në një konflikt fizik pas një mosmarrëveshje për një banesë në Prishtinë. Viktima është i moshës 38 vjeçare kurse...

Më shumëDetails

Zejnulla Gashi sot pranon detyrën e re nga u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj

Zejnulla Gashi sot pranon detyrën e re nga u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj
15/07/2026 - 10:34

Kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnulla Gashi, sot do ta pranojnë detyrën e re nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka njoftuar zyra e...

Më shumëDetails

WSJ: Kina po përgatitet për ndryshim regjimi në Rusi

WSJ: Kina po përgatitet për ndryshim regjimi në Rusi
15/07/2026 - 10:33

4 vite lufte dhe izolimi ndërkombëtar kanë ndryshuar pozicionin e Vladimir Putinit në marrëdhëniet me Kinën. Presidenti rus po shfaqet gjithnjë e më shumë si një palë që...

Më shumëDetails

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
15/07/2026 - 10:32

Zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihen si një faktor që mund të ndikojë në procesin e krijimit të institucioneve të reja, veçanërisht në zgjedhjen...

Më shumëDetails

Mulolli: Delegatët mund ta rrëzojnë Abdixhikun në Kuvendin e LDK-së

Mulolli: Delegatët mund ta rrëzojnë Abdixhikun në Kuvendin e LDK-së
15/07/2026 - 10:30

Analisti Fitim Mulolli ka deklaruar se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vazhdojnë pakënaqësitë ndaj lidershipit të kryetarit Lumir Abdixhiku, pavarësisht se ai e fitoi mocionin e mëparshëm...

Më shumëDetails

Kush është Snezhana Paunoviq, ministrja serbe që u shpall ‘persona non grata’ nga Kosova?

Kush është Snezhana Paunoviq, ministrja serbe që u shpall ‘persona non grata’ nga Kosova?
15/07/2026 - 10:26

Kosova e ka shpallur “persona non grata” zyrtaren e lartë shtetërore të Serbisë. Snezhana Paunoviqit, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Kosova ia ka ndaluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)

    Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë