Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Caktimi i 6 gushtit nga Haxhiu për konstituimin e Kuvendit kritikohet nga deputetët e partive tjera: S’pati datë më të vonshme

01/08/2026 - 09:28
në Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Ndonëse afati kushtetues për caktimin e seancës konstituive skadon më 7 gusht, Ushtruesja e Detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca do të mbahet më 6 gusht. Caktimi i kësaj date ka nxitur reagime nga partitë ish-opozitare, të cilat e kanë cilësuar vendimin si të vonuar dhe kanë kritikuar mungesën e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri në për Ekonomia Online tha se 6 gushti ishte data e fundit e mundshme për thirrjen e seancës, duke kritikuar zvarritjen e procesit.

“Me e shiku me data dhe me kalendar, nuk ka pasur datë më të vonshme. Është data e fundit që ka pasur mundësi me u caktu seanca konstituive. Edhe nuk kam koment për gatishmërinë e partisë në pushtet për formimin e institucioneve. Kjo është me e zgjatë një pe derisa të këputet, që me e testu edhe durimin tonë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, seanca është dashur të thirrej shumë më herët, pasi nuk ka pasur pengesa për formimin e institucioneve.

“Sa më herët që është e mundur. Bile nuk ka qenë as arsyeja as pjesa e LDK-së, se seancën kanë mund me e konstituu edhe më herët, edhe me e formu qeverinë. Sa për, si me thënë, shkëmbimin e pozitave për qeverisje, Vetëvendosja e ka bërë edhe në legjislaturën e kaluar, pra nuk ka qenë asnjëherë problem formimi i qeverisë e pastaj negocimi i pozitave të ndryshme për marrëveshje”, tha Ymeri.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Ymeri u shpreh skeptike se aktualisht ekziston vullnet politik apo një emër konkret që mund të sigurojë mbështetje.

“Me e gjyku momentumin aktual dhe qysh shihet, nuk ka ndonjë farë shprese ose potencialisht një kandidat. Për shembull, edhe tash, sot mundet me e propozu Vetëvendosja një kandidat për president. Nuk do të thotë patjetër me mbajtë konferencë për shtyp, një eksponent i Vetëvendosjes mundet me e tregu një kandidat për president, edhe e shohim sa është përkrahja për atë kandidat ose kandidate. Po qysh po shihet, nuk e kanë as interesin për këtë çështje, se me formimin e institucioneve dhe me stabilizimin e vendit, rritet edhe transparenca edhe llogaridhënia për Vetëvendosjen, e që nuk është aspak në favor të tyre”, thekson ajo.

Ajo shtoi se përgjegjësia për propozimin e kandidatit për president i takon shumicës parlamentare.

“Ata i kanë votat shumicë. Edhe në pushtetet e tjera, edhe në vendet e tjera, ai që e ka shumicën, ai e ka edhe të drejtën më të madhe të propozimit. Ne nuk jemi 100 njerëz me i propozu, tani Vetëvendosja, nuk jemi në pasarelë, nuk jemi duke garuar për miss, edhe me thënë “kjo po më pëlqen, kjo s’po më pëlqen, kësaj po ia vendosi notën tetë ose nëntë”. E kanë interesin e vendit, i njohin plotësisht mirë figurat tona kombëtare, edhe munden me e propozu një vetë e pastaj me shiku se sa është përkrahja në përgjithësi”, theksoi Ymeri.

Edhe deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri për Ekonomia Online kritikoi caktimin e datës së seancës, duke thënë se gjatë kësaj periudhe nuk është bërë asnjë përpjekje serioze për të arritur një marrëveshje politike.

“Caktimi i 6 gushtit kishte me pasë kuptim të kishte ndodhë, në qoftë se përgjatë gjithë kohës kishte pasë dinamikë të Vetëvendosjes si shumicë parlamentare për me mujt me ardhë deri te një marrëveshje, deri te një ide. Krejt çka ka ndodhë: kanë ndodhë dy takime, kanë ndodhë katër konferenca për shtyp dhe asgjë tjetër. Kuvendi dhe Kosova duhet t’i ketë institucionet e veta”, tha Tahiri.

Tahiri theksoi se funksionimi i shtetit kërkon respektimin e rregullave demokratike dhe gjetjen e një figure unifikuese për kryetar të Kuvendit.

“Mirëpo, të kesh shtet funksional, duhet me iu nështru rregullit demokratik. Rregulli demokratik edhe verdikti i popullit është shumë i thjeshtë: Për Qeverinë, për qeverisje i ki votat urdhëro qeverisë e ki edhe kryetarin e Kuvendit. Për kuvend nuk i ki votat, duhesh me u ulë me gjetë një figurë unifikuese, një figurë përfaqësuese dhe jo një figurë të partisë në pushtet, e cila do të funksiononte si një degë politike e Vetëvendosjes dhe jo si një institucion që do të kishte synim thelbësor ushtrimin e funksionit kushtetuese dhe unitetin e vendit”, shtoi Tahiri.

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar datën 06.08.2026 për mbajtjen e seancës konstituive.

“Për shkak të lidhjes së datës për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjes së presidentit, jam kujdesur në lidhje me datat për shkak të hapësirës për takime. Sot ju njoftoj që seanca do të mbahet më 6 gusht në ora 10:00”, tha Haxhiu në konferencë për media më 24 korrik.

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të kanë kohë deri më 07.08.2026 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë jo me patjetër duhet të pritet fundi i këtij afati.

Para caktimit të datës, në një rast tjetër, Haxhiu kishte thënë se u ka dhënë kohë partive politike për takime para se të thërrasë seancën konstituive.

“E kam vlerësuar që t’ju jap partive politike kohën në dispozicion në mënyrë që të mbërrijnë te një marrëveshje, që sapo pastaj të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, të mos ketë nevojë që të presim 60 ditë për të zgjedhur presidentin, ose të mos vijmë në një situatë, që nuk besoj që dikush e do, që mos ta zgjedhim presidentin dhe të, që të shkojmë edhe një herë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, pati thënë Haxhiu./EO/

JU REKOMANDOJMË

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje
25/09/2026 - 22:18

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka dhënë detaje rreth takimit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pas vendimit të fundit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë