Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë i përgjigjen ftesës së presidentes

28/07/2024 - 09:27
në Kryesore, Lajme
A A
Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë i përgjigjen ftesës së presidentes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partitë politike kanë nisur ta konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja për t`u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Nga Lëvizja Vetëvendosje thanë se janë të gatshëm për zgjedhje kurdo që ato shpallen, ndërsa lidhur me datën e mundshme, ata do ta japin propozimin në takimin me presidenten, pas vlerësimit të të gjitha rrethanave.

lg.php.gif“Është e rëndësishme që për herë të parë në Kosovë që nga shpallja e Pavarësisë një qeveri dhe legjislaturë po e mbyllë një mandat të plotë. Kjo falë mbështetjes plebishitare të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara si dhe qeverisjes së mirë dhe legjislativit të suksesshëm. Sa i përket datës së zgjedhjeve, Kushtetuta dhe Ligji për Zgjedhjet nuk lënë shumë opcione dhe ato opcione ligjore që ekzistojnë e që janë katër data nuk janë larg njëra tjetrës”, tha Alim Rama, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje.

E sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se do të marrin pjesë në takim por sipas saj, kjo ftesë nuk ndërlidhet me zgjedhjet e parakohshme, pasi një gjë të tillë ka kohë që e kërkon PDK-ja.

“PDK e ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për një takim rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve. Sigurisht që ne do t’i përgjigjemi ftesës, e kemi obligim kushtetues dhe ligjor që të marrim në një takim të tillë. Ju e dini mirë që PDK-ja që nga korriku i vitit të kaluar ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, mirëpo ftesa e presidentes Osmani nuk ndërlidhet me inicimin e zgjedhjeve të parakohshme por me përcaktimin e datës për zgjedhje të rregullta dhe ne do të marrim pjesë aty dhe qëndrimin për këtë çështje dhe datës e preferuar do ta themi aty”, tha Çitaku.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

lg.php.gifNdërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka lënë të kuptohet se do të marrë pjesë në takim, por zëdhënësi i partisë ka theksuar se vendimi do të merret të hënën nga strukturat e partisë.

“Po kemi pranuar letren nga Presidentja. Në bazë të kesaj letre presidentja konsultimet do t’i zhvilloje për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme brenda afatit të rregullt. Nuk shoh ndonjë arsye që Aleanca të mos jetë pjesë e konsultimeve por sidoqoftë vendimet për këtë çështje do t’i marrin strukturat e partisë, besoj ditën e hënë, ka thënë Kushtrim Xhemajli, zedhenës i AAK-së.

JU REKOMANDOJMË

Konfiskohen armë, municion e uniforma në veri, policia del në konferencë të jashtëzakonshme

Konfiskohen armë, municion e uniforma në veri, policia del në konferencë të jashtëzakonshme
20/08/2026 - 12:41

Policia e Kosovës pritet të japë sot detaje për një operacion të gjerë policor të zhvilluar në disa lokacione në veri të Mitrovicës, gjatë të cilit janë gjetur...

Më shumëDetails

Në pritje të verdiktit të Hagës, Çitaku publikon fotografi të Thaçit mes mbështetësve: Edhe 26 ditë

Në pritje të verdiktit të Hagës, Çitaku publikon fotografi të Thaçit mes mbështetësve: Edhe 26 ditë
20/08/2026 - 12:34

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi në mes mbështetësve nga fushatat elektorale të kaluara. “Edhe 26 ditë!”, shkroi Çitaku, duke iu...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren
20/08/2026 - 12:21

Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër fajdesë ditën e martë dhe nga kyy operacion, në pranga si të dyshuar kanë përfunduar Fadil...

Më shumëDetails

Nga peng i forcave serbe në luftë, te fletëarresti i Beogradit: Përndjekja e Bajram Bajramit që u arrestua në Kroaci

Nga peng i forcave serbe në luftë, te fletëarresti i Beogradit: Përndjekja e Bajram Bajramit që u arrestua në Kroaci
20/08/2026 - 11:59

Fushata e Serbisë për ndjekjen e qytetarëve të Kosovës përmes fletëarresteve ndërkombëtare po vazhdon të prodhojë raste absurde, ku viktimat e luftës dhe civilët e pambrojtur trajtohen si...

Më shumëDetails

Deliu e PDK’së paralajmëron protesta masive: Ditëve në vijim do të jenë kategori të shumta shoqërore bashkë me ne

Deliu e PDK’së paralajmëron protesta masive: Ditëve në vijim do të jenë kategori të shumta shoqërore bashkë me ne
20/08/2026 - 11:40

Blerta Deliu-Kodra, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka paralajmëruar protesta masovike me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe respektimit të Kushtetutës nga partia në pushtet, Lëvizja...

Më shumëDetails

“Mundësi të humbura për Kosovën”- SHBA’ja ripërsërit thirrjen për formim institucionesh

“Mundësi të humbura për Kosovën”- SHBA’ja ripërsërit thirrjen për formim institucionesh
20/08/2026 - 11:29

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ganimete Musliu: Kurti sot po notonte në pishinë derisa ne e prisnim para Qeverisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë