Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Caktohet gjykatësi që do të merret me rastin e Klan Kosovës

02/08/2023 - 13:30
në Kryesore, Lajme
A A
Caktohet gjykatësi që do të merret me rastin e Klan Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Komerciale ka caktuar gjyqtarin që do ta merret me rastin e Klan Kosovës, mirëpo zëdhënësja e këtij institucioni nuk e ka treguar emrin e tij. Klan Kosova ka dorëzuar padi për konflikt administrativ dhe propozim për shtyrjen e ekzekutimit të të vendimit të Ministrisë. Për të caktuar masën e sigurisë, Gjykata ka kohë deri më 4 gusht. Në rast se nuk caktohet një masë e tillë, sipas Ehat Miftarajt të IKD-së, Klani duhet të mbyllet. Për këtë çështje ka pasur reagime të shumta nga ambasadorë, gazetarë, opozitarë e shoqëri civile, duke e parë vendimin e MINT-it si përpjekje të pushtetit për të goditur mediet.

Gjykata Komerciale dje ka pranuar dosjen e Klan Kosovës dhe për t’u marrë me të “sipas procedurave të gjykatës” është caktuar edhe gjyqtari.

Zëdhënësja e Gjykatës Komerciale, Albënora Bekteshi- Hoti, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se vendimi lidhur me çështjen e Klan Kosovës do të merret brenda afatit tre ditor, pra deri më 4 gusht.

“Ju njoftoj në Gjykatën Komerciale të Kosovës, përkatësisht Dhomat e Shkallës së Parë më 1 gusht 2023, është pranuar padia për anulimin e vendimeve kontestuese dhe kërkesa për shtyrjen e ekzekutimeve të tyre. E njëjta sipas procedurave të gjykatës i është ndarë gjyqtarit të Dhomave të Shkallës së Parë, dhe vendimi lidhur me këtë çështje do të merret brenda afatit ligjor prej tre (3) ditëve siç përcaktohet me dispozitën e nenit 27 paragrafi 1 të Ligjit për Gjykatën Komerciale”, ka thënë ajo.

Në Dhomat e Shkallës së Parë janë gjithsej 11 gjyqtarë, pra njëri prej tyre do të merret me rastin e Klan Kosovës, mirëpo pavarësisht insistimit të Gazetës Express që ta marrë vesh emrin e gjyqtarit, Bekteshi- Hoti tha se nuk mund ta tregojë.

Por në rast se deri më 4 gusht nuk merret vendimi për masën e sigurisë ndaj Klan Kosovës, Ehat Miftaraj nga IKD, thotë se Klani duhet të mbyllet.

“Arsyeja pse kërkohet masë e sigurisë është që të parandalohen dëmet që janë të pariparueshme për kompaninë e caktuar. Në rastin konkret nëse gjykata nuk vendos masë të sigurisë, kjo nënkupton që Klan Kosova duhet të mbyllet, gazetarët, kameramanët, i gjithë stafi duhet të shkojnë te shtëpia. Pra një media, një biznes që ka operuar qe 15 vjet duhet të pezullojë aktivitetin derisa të vendosë gjykata, që mund të marrë 2-3 vite”, ka thënë Miftaraj në KTV.

Juristja e medias, Flutura Kusari, sot ka treguar kronologjinë e tentativës për mbylljen e Klan Kosovës.

Ajo ia listuar të gjitha hapat e qeverisë një nga një, për mbylljen e Klan Kosovës

Ndërkaq, në shenjë proteste, dje gazetarët nga të gjitha mediet kanë bojkotuar konferencën e thirrur nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kush janë gjyqtarët e Dhomave të Shkallës së Parë në Gjykatën Komerciale?

Meqë emrin e gjyqtarit që është caktuar në rastin e Klan Kosovës nuk e bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Komerciale, më poshtë gjeni listën e të gjithë gjyqtarëve që janë në Dhomat e Shkallës së Parë:

Alajdin Tërshnjaku;
Arben Toska;
Arbër Rexha;
Arnis Dumani;
Fisnik Nuli;
Florent Zeqiri;
Gent Bekeri;
Hasan Kryeziu;
Vera Gashi Bala;
Verona Dibra;
Vlora Pacolli Rexhepi.
Reagimet…

Për këtë vendim të MINT-it (pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës) ka pasur shumë reagime, një ndër to ka qenë edhe presidentja Osmani.

Ajo ka kërkuar që çështja e licencës së televizionit të bëhet “duke zbatuar ligjin, pa ndërhyrje, bazuar në parimet e paanshmërisë dhe integritetit”.

“Liria e mediave nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike. Është detyrë e secilit në shoqërinë tonë që ta vlerësojmë lirinë e mediave, ta mbrojmë atë dhe të krijojmë kushte për të, në përputhje me kornizat e përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë”, thuhet në një komunikatë për media të presidencës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i “alarmuar” me vendimin e Komisionit të Ankesave për të refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova, duke e cilësuar atë si të “motivuar politikisht” nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

“AGK-ja beson se ky proces që nga fillimi ka qenë i motivuar politikisht nga partia në pushtet dhe Qeveria e Kryeministrit Kurti, në përpjekje për të mbyllur televizionin më të madh privat në vend. Vendimi i sotëm i ministrisë së udhëhequr nga ministrja Hajdari konfirmon luftën e hapur dhe të paprecedent të kësaj qeverie, kundër medieve, si paralajmërim që edhe të tjera medie do të jenë cak i sulmeve”, thuhej në një reagim të asociacionit.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe sekretar i përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Evropianë (FGE), Ricardo Gutierrez, i cili shkroi në Tëitter se Kosovën e kanë mbuluar “ditë të zeza të censurës shtetërore”, dhe se Qeveria më në fund “korri sukses në mbylljen” e Klan Kosovës.

“Qeveria e Albin Kurtit po e zhyt vendin në liberalizmin më konservator, duke i përbuzur plotësisht vlerat e BE-së”, shkroi Gutierrez.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim, siç kanë thënë, të thellë, me vendimin e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ta konfirmuar pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

“Ne jemi, në veçanti, të shqetësuar me heqjen e licencës së biznesit të Klan Kosovës me një vendim joproporcional, i cili do të ketë pasoja në pluralitetin e medias në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të QUINT-it dhe BE-së të premten vonë.

Për vendimin e MINT-it kanë reaguar edhe krerët e partive opozitare.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë