Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cana: Turqia mbetet favorite e madhe, por futbollistët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme

31/03/2026 - 12:43
në Sport
A A
Cana: Turqia mbetet favorite e madhe, por futbollistët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lorik Cana ka folur për ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet me fillim nga ora 20:45 sonte në “Fadil Vokrri”.

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se emocione do të ketë edhe ai, si të gjithë shqiptarët, teksa tregoi nëse i vjen keq që nuk ka luajtur për Kosovën.

“Do të kemi të gjithë emocione, pavarësisht nga çfarë troje shqiptare jemi. Por ne që jemi nga Kosova, të lindur dhe rritur atje, mbetet më e veçantë për ne, kjo është e pamohueshme”, tha fillimisht Cana.

Të vjen keq që nuk ke veshur fanellën e Kosovës? “Besoj se secili në një moment jeton një kapitull dhe atë kapitull duhet ta përmbushë në mënyrën më të mirë. Ne kemi përjetuar një kapitull ku kemi shndërruar një ëndërr të shqiptarëve për t’u përfaqësuar me një simbol kombëtar dhe me një fanellë kombëtare, dhe jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të Maqedonisë dhe Luginës. Sonte është një kapitull tjetër, ku janë djem kryesisht disa të rritur në Kosovë pas luftës dhe disa të tjerë të rritur në diasporë. Sonte mund ta arrijnë një nga gjërat më të rëndësishme për Kosovën; ndoshta pas shpalljes së pavarësisë është ngjarja më e rëndësishme për afirmimin e Kosovës”, tha Cana.

42-vjeçari shtoi se Turqia mbetet favorite e madhe për këtë takim, por te Kosova ka një forcë të madhe.

“Turqia mbetet favorite e madhe. Si përvojë, si teknikë, si nivel, Turqia mbetet favorite e madhe. Por forca e kësaj Kosove, duke filluar pas ndeshjes me Zvicrën, ka ndryshuar diçka te Kosova. Jo vetëm në mënyrë taktike, jo vetëm një dorë dhe një meritë e jashtëzakonshme e trajnerit, por ka ndryshuar diçka te ekipi, ku ka gjetur një vetëbesim, një shpirt luftarak dhe është me plot meritë, sepse ka bërë një fazë kualifikuese të jashtëzakonshme pasi fituan në Slloveni dhe Suedi, pasi eliminuan një Sllovaki të fortë dhe tani i mbetet shkalla e fundit, ku është edhe më e bukura, edhe më e vështira”, vazhdoi tutje Cana për Euronews Albania.

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë tha se futbollistët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme.

“Ajo çka i bën gjithmonë të fortë është çka kemi realizuar ne. Le ta kuptojnë se çfarë fati kanë dhe çfarë përgjegjësie kanë ta përfaqësojnë vendin e vet. Pavarësisht se çfarë rrugëtimi kanë pasur duke u rritur dhe u zhvilluar në vendet e tjera, në momentin që ti kupton përgjegjësinë dhe fatin që ke për të luajtur për shtetin e Kosovës, me gjithë historinë e shkurtër që ka pasur, ajo të bën të kalosh mbi të menduarit si futbollist. Këta djem kanë bërë diçka të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Lorik Cana.

JU REKOMANDOJMË

“Nëse Arda Guler…”, Andin Lokaj me parashikim fantastik për ndeshjen Kosovë – Turqi

“Nëse Arda Guler…”, Andin Lokaj me parashikim fantastik për ndeshjen Kosovë – Turqi
31/03/2026 - 13:32

Komentatori i njohur i sportit Andin Lokaj ka parashikuar ndeshjen historike të kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 20 e 45 në...

Më shumëDetails

Zyrtarizohet mungesa e madhe e Turqisë kundër Kosovës

Zyrtarizohet mungesa e madhe e Turqisë kundër Kosovës
31/03/2026 - 12:51

Qendrënmbrojtësi Merih Demiral nuk ka arritur të rikuperohet për sfidën kundër Kosovës. Selektori i kombëtares turke Vincenzo Montella e ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar për...

Më shumëDetails

FFK fton tifozët për mbështetje masive, por edhe për respekt ndaj Turqisë

FFK fton tifozët për mbështetje masive, por edhe për respekt ndaj Turqisë
31/03/2026 - 12:16

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë një thirrje të fuqishme për tifozët në prag të ndeshjes vendimtare, duke e cilësuar këtë përballje si një nga momentet më...

Më shumëDetails

“Duam siguri absolute për ekipin tonë” – Ambasada e Turqisë dërgon notë verbale, kërkon siguri maksimale për kombëtaren turke

“Duam siguri absolute për ekipin tonë” – Ambasada e Turqisë dërgon notë verbale, kërkon siguri maksimale për kombëtaren turke
31/03/2026 - 11:26

Derisa bota po shkruan për “përrallën ballkanike” të Kosovës, prapaskenat e ndeshjes vendimtare kundër Turqisë kanë marrë përmasa diplomatike. Burimet e Insajderit bëjnë me dije se Ambasada e...

Më shumëDetails

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë
31/03/2026 - 11:21

Futbollistët e Turqisë nuk e kishin natën më të qetë në prag të ndeshjes me Kosovën. Para hotelit të tyre në Prishtinë janë hedhur fishekzjarrë. Mediumet turke kanë...

Më shumëDetails

Fisnik Asllani me postim emocionues para perballjes ndaj Turqisë

Fisnik Asllani me postim emocionues para perballjes ndaj Turqisë
31/03/2026 - 11:07

Ylli i Dardanëve, Fisnik Asllani ka bërë një postim emocional para finales së madhe që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë në ora 20:45. Një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë