Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Carl Bildt për deklaratën e ministres serbe: Skandaloze, s’besoj që Vuçiq mund të qëndrojë pasiv përballë kësaj

15/07/2026 - 11:21
në Kryesore, Lajme
A A
Carl Bildt për deklaratën e ministres serbe: Skandaloze, s’besoj që Vuçiq mund të qëndrojë pasiv përballë kësaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, një njohës i politikave të rajonit, ka komentuar deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998 po të ishte në vendin e kriminelit të lufës, Sllobodan Millosheviq.

Bildt thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, s’mund të qëndrojë pasiv përballë kësaj.

“Kjo është skandaloze për një anëtare të Qeverisë së Serbisë. Sigurisht që nuk i ndihmon perspektivës evropiane të vendit – përkundrazi. Nuk besoj se presidenti Vuçiq mund të mbetet pasiv përballë kësaj”, shkroi ai.

Qeveria në Serbi nuk është distancuar nga deklarata e Paunoviqit, përkundrazi.

Zëvendëskryeministri Ivica Daçiq, i cili është kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë ku bën pjesë edhe Paunoviq, e mbrojti deklaratën e saj.

Ai cilësoi “të turpshme dhe hipokrite sulmet” ndaj ministres Paunoviq, duke theksuar se ata që e akuzojnë atë “për nxitje të pretenduar të spastrimit etnik, prej vitesh heshtin për spastrimin etnik të serbëve nga Kosova”.

As Paunoviq s’u zmbraps nga deklarata pavarësisht reagimeve të Brukselit.

Ajo përforcoi deklaratën e saj, duke thënë se “nuk heq dorë” nga politika e Partisë Socialiste të Serbisë, partinë me të cilën kishte udhëhequr Millosheviq e sot Daçiq – pjesë e së cilës është që nga viti 1992.

“Ne jemi partia që e udhëhoqi Serbinë në rrethana jashtëzakonisht të vështira historike, partia që bëri sakrifica të mëdha – emri i së cilës është përmendur më së shumti në Hagë”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

JU REKOMANDOJMË

Deputeti Ilir Kërçeli i bën thirrje Shqipërisë ta shpallë non grata ministren serbe

Deputeti Ilir Kërçeli i bën thirrje Shqipërisë ta shpallë non grata ministren serbe
15/07/2026 - 12:23

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të një ministreje të Qeverisë së Serbisë, duke bërë thirrje që edhe Republika e Shqipërisë...

Më shumëDetails

Deklarata e ministres serbe, Ali Ahmeti: Çnjerëzore, pasqyron mentalitetin e mentorit të saj, Millosheviqit

Deklarata e ministres serbe, Ali Ahmeti: Çnjerëzore, pasqyron mentalitetin e mentorit të saj, Millosheviqit
15/07/2026 - 11:58

Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në...

Më shumëDetails

Alarm në Han të Elezit: 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 4 dërgohen në QKUK

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
15/07/2026 - 11:33

Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit fast-food në Han të Elezit. Sipas burimeve të Klankosova.tv brenda QKMF-së së këtij qyteti, rreth 80 persona...

Më shumëDetails

SHBA: Ora verore s’do ndryshojë më – Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin për heqjen e ndryshimit

SHBA: Ora verore s’do ndryshojë më – Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin për heqjen e ndryshimit
15/07/2026 - 11:17

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një projektligj që synon ta bëjë të përhershme orën verore, duke i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës...

Më shumëDetails

Zejnulla Gashi merr detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Zejnulla Gashi merr detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
15/07/2026 - 11:17

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Agron Qalaj, i ka dorëzuar detyrën zyrtarisht kryeprokurorit të ri, Zejnulla Gashi. Në cilësinë e deritanishme të ushtruesit së detyrës, ju...

Më shumëDetails

‘Remi’: Ministrat në Beograd premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët vrapojnë në Hagë me shpifje kundër UÇK

‘Remi’: Ministrat në Beograd premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët vrapojnë në Hagë me shpifje kundër UÇK
15/07/2026 - 11:12

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën Komandant ‘Remi’, ka reaguar pas deklaratave fashiste të ministres serbe, Snezhana Paunoviq. Mustafa ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)

    Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë