Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Çartet’ Haxhiu, iu mëshon komentuesve dhe veteranit Majanci: E kam dridhur në tri rundet e para

07/08/2023 - 15:37
në Lajme, Sport
A A
‘Çartet’ Haxhiu, iu mëshon komentuesve dhe veteranit Majanci: E kam dridhur në tri rundet e para
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Boksieri Haxhi Krasniqi ka reaguar ashpër pas komenteve të shuma negative në rrjetet sociale, derisa dha kritika për veteranin e boksit Afrim Majnaci.
Mbrëmja e të shtunës rezultoi të jetë skandaloze, ku kishte shumë vendime të dyshimta ku boksierët shqiptarë disi të gjithë dolën të jenë fitues.

E njëjta vleu edhe për përballjen Krasniqi – Nadjib Mohammedi, ku arbitri e diskualifikoi këtë të fundit shkaku që i vërejtjeve të shumta, që u kritikua nga të gjithë ndjekësit.

Kësisoj, Krasniqi ka reaguar në rrjetin social “Facebook” duke kritikuar komentimin e Majancit, ku sipas tij komentatori nuk i ka parë tre rundet e parë kur ky e ka ‘dridhur kundërshtarin’.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Reagim nga Robin Krasniqi për “Ekspertët” e boksit të rrjeteve sociale sidhe për komentatorët e duelit:
Tani po bëhen gati 20 vite nga kur unë kam filluar me boks profesionist dhe të shtunën e 5 gushtit në mbrëmje, e zhvillova duelin e 60-të. Ndërkohë i kam fituar 2 tituj të botës, 2 tituj evropian dhe dhjetra tituj internacional, por dje dhe sot e kuptova nga rrjetet sociale se unë nuk po e kuptoja boksin fare, madje paskam ardhur në Kosovë për të më falur referi fitoren.
Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale, individëve të caktuar, që çdo gjë bëjnë për të krijuar klikime dhe sipas komentatorëve zyrtar që e kanë komentuar duelin tim të së shtunës, unë vërtet e paskam humbur duelin dhe fitoren ma paska dhuruar referi.
Me këto dy grupet e para me të vërtet nuk do merem fare, sepse është shumë në rregull nëse e kanë një pikëpamje tjetër për shkak se nuk janë profesionist të fushës, por unë pasi e shikova duelin me komentim, kam metur pa koment dhe vërtetë secilin nga “ekspertët” e rrjeteve sociale, e kuptoj, meqë edhe ata e kanë dëgjuar atë komentim.
Komentimi i analistit të quajtur Afrim Majanci i cili është një ish-boksier amator i njohur në Kosovë, ishte jo vetëm skandaloz por edhe tendencioz, ndërkaq komentet e tij ndikonin edhe në komentimin e kolegut të tij, i cili siç dukej pak kishte lidhje me boksin.
Së pari dua të përgëzoj kundërshtarin tim Nadjib Mohammedi për luftën e tij të përzemërt dhe për duelin e madh që ma dhuroi, sepse pa kundërshtar cilësor nuk ka duel cilësor, por ai jo vetëm që humbi me pikë, por u diskualifikua shumë më vonë se që u desh të diskulifikohej, sepse boksi nuk është MMA. Unë ose boksoj ndaj një kundërshtari cilësor, ose nuk boksoj fare, andaj qëllimi im dhe i ekipit tim ka qenë gjithmonë që të sjellim kundërshtar të nivelit të lartë botëror në Kosovë dhe këtë e kemi bërë.
Po kthehem tek komentimi i ztr. Afrim Majancit. Ky zotriu në këtë duel asnjë goditje timen të pastër nuk e paska komentuar, madje as goditjet nga të cilat është dridhur kundërshtari në 3 raundet e para nuk i paska vërejtur. Ndërkaq goditjet pas koke, goditjet me pjesën e brendshme të dorëzave dhe shumë goditje të tjera të pa-pastra, e të palejuara, të kundërshtarit tim nuk i komentoi aspak. Edhemë skandaloze është se ky zotriu as qortimet dhe heqjen e pikëve të kundërshtarit nga referi nuk i kishte parë fare dhe nuk i paska komentuar. Vlerësimi i tij i vetëm paska qenë të shkuarit përpara me kokë nga ana e kundërshtarit.
Nëse unë boksoja në defanzivë atë e quante humbje, ndërsa ofanzivën e quante prirje, pa marrë parasyshë se goditjet më të shumta të kundërshtarit kanë përfunduar në mbrojtjen time!
Unë nuk e di për çfarë arsye ky zotri ia paska “huq” aq fort, por më vjen sinqerisht keq për tifozët e boksit të cilët drejtpërdrejt janë keq-informuar, sepse zëri i komentuesit natyrisht se ndikon shumë tek vlerësimi final i një teleshikuesi. Gjithashtu më vjen keq për partnerin tanë televiziv TËVË1 i cili ka bërë gjithçka që transmetimi të realizohet edhepse kushtet atmosferike na sollen gati deri tek anulimi i të gjithë mbrëmjes. Kështu përgjegjësia “profesionale” mbetet vetëm tek “profesionistët e rrjeteve sociale” të cilët e marrin detyrën për të komentuar”, shkroi Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Hasani thotë “së pari Presidenti”, Kushtetuesja tha se zgjedhja e shefit të shtetit duhet të nisë me t’u konstituuar Kuvendi

Hasani thotë “së pari Presidenti”, Kushtetuesja tha se zgjedhja e shefit të shtetit duhet të nisë me t’u konstituuar Kuvendi
16/06/2026 - 15:03

Zgjedhjet përfunduan, por kriza ende jo. Vendi tani duhet ta zgjedhë Presidentin e ri dhe sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, kjo duhet të nisë menjëherë, me...

Më shumëDetails

Muharremi: Kosova kurrë nuk do të mund ta mposhtë inflacionin pa investime masive në energji

Muharremi bën analizën: Sa vota mund t’i marrin LDK-ja dhe Vjosa Osmani
16/06/2026 - 14:44

Analisti Shenoll Muharremi, ka vlerësuar se Kosova nuk do të mund ta mposhtë inflacionin pa investime masive në energji. Ajo ka bërë me dije se në uljen e...

Më shumëDetails

Një grua në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
16/06/2026 - 14:34

Një grua e moshuar ka tentuar të kryejë vetëvrasje në Prizren, në një ngjarje që ka mobilizuar menjëherë Policinë dhe zjarrfikësit në lagjen Ortakoll. Sipas informacioneve që ka...

Më shumëDetails

Kush janë kandidatët me më së shumti dhe më së paku vota nga diaspora deri më tani

Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?
16/06/2026 - 14:20

Numërimi i votave të diasporës ka hyrë në pjesën e fundit të procesit. Nga 223 kuti, tashmë janë procesuar 143 prej tyre apo 64.13%. Vetëvendosje ka dalë e...

Më shumëDetails

Franca nis sonte rrugëtimin në Botëror, përballet me Senegalin

Franca nis sonte rrugëtimin në Botëror, përballet me Senegalin
16/06/2026 - 13:45

Sonte zhvillohet superndeshja e së martës. “Les Bleus”, do të përballen me rivalin afrikan, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël. Kjo ndeshje ka lidhje të veçantë...

Më shumëDetails

Dyshohet se morën ryshfet, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Prizren

Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
16/06/2026 - 13:40

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin për tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Alfa në Prizren. Hetuesit e IPK-së ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Narkotikun si e merr?” – Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    653 Shpërndaje
    Shpërndaje 261 Tweet 163
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    320 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • “Rama manipulon”/Sokol Havolli përmes Dimal Bashës godet ish-shefin, Përparim Ramën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë