Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Censurimi i kulturës”: Gjykata në Serbi ndaloi filmat e autorit shqiptar

16/08/2023 - 15:36
në Kryesore, Lajme
A A
“Censurimi i kulturës”: Gjykata në Serbi ndaloi filmat e autorit shqiptar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me vendim të Gjykatës së Lartë në Vranjë, në Serbi është ndaluar shfaqja e filmit “I pabesi” i autorit shqiptar Gani Veseli.

Siç thuhet në përgjigjen që kjo gjykatë i ka dërguar Radios Evropa e Lirë (REL), trupi gjykues ka vlerësuar të bazuar propozimin e Prokurorisë Publike se kjo vepër “avokon dhe nxitë diskriminim dhe urrejtje”.

Me të njëjtin vendim është lejuar shfaqja e një filmi tjetër të Veselit, me titull “Heshtja vret”, por me kusht që, ndër të tjera, të hiqet logoja e Republikës së Kosovës, si sponsorizuese e filmit.

Producenti i filmit, Gani Veseli, thotë se është i zhgënjyer me këtë vendim dhe se nuk do ta heqë simbolin e Kosovës, pasi që Qeveria e saj i ka financuar filmat.

Dy filma të metrazhit të shkurtë të shtëpisë së produksionit Colosseum Production nga Presheva u gjendën në gjykatë, para premierës së tyre në Bujanoc, pasi në qershor policia mori një raport anonim se ata nxisin urrejtje dhe diskriminim. Këto pretendime hidhen poshtë nga autorët e filmave.

Çfarë thonë në gjykatë?

Publikut nuk i janë bërë me dije ende të gjitha detajet e vendimit që është marrë më 14 gusht nga trupi gjykues i Gjykatës së Lartë në Vranjë.

Në përgjigjen që gjykata i ka dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se trupi gjykues ka konstatuar se filmi “I pabesi” është në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit për Kinematografinë.

Në atë nen thuhet se është i ndaluar qarkullimi dhe shfaqja publike e veprës kinematografike që nxit diskriminim dhe përhap urrejtje kombëtare, racore dhe fetare.

Gjithashtu, në këtë nen thuhet se mund të vendoset ndalim për shfaqjen publike të një vepre kinematografike me përmbajtje pornografike ose përmbajtje që mbron ose nxit dhunën dhe fyen hapur dinjitetin njerëzor.

Ndërsa për filmin e dytë, të quajtur “Heshtja vret”, trupi gjykues lejoi shfaqjen publike me disa parakushte. Krahas kërkesës për heqjen e simbolit të Republikës së Kosovës nga titrat paralajmëruese, kërkohet edhe të shfaqet paralajmërimi se filmi nuk rekomandohet për personat nën moshën 16-vjeçare.

“Kolegji i Gjykatës së Lartë në Vranjë, me rastin e marrjes së vendimit, krahas të gjitha provave dhe propozimeve të tjera të kryeprokurorit në Vranjë, vlerësoi veçanërisht konstatimet themelore dhe plotësuese të Qendrës së Filmit të Serbisë, si institucion profesional që kryen punët në fushën e kinematografisë, të përcaktuara me Ligjin për Kinematografinë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Lartë në Vranjë.

REL-i ka kontaktuar, përmes postës elektronike, Qendrën e Filmit të Serbisë, duke kërkuar që të shpjegojnë mendimin e dhënë në këtë rast, si dhe të tregojë se cilët ishin anëtarët e komisionit që e kanë dhënë atë mendim. Por, deri në përfundimin e tekstit, përgjigja nuk ka ardhur.

Ky është vendim gjyqësor i shkallës së parë, ndaj të cilit autorët dhe kompania e prodhimit kanë të drejtën e ankimit. Vendimin e shkallës së dytë e merr Gjykata e Apelit në Nish.

Çfarë thotë producenti?

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Gani Veseli thotë se ndihet i zhgënjyer pas vendimit të shkallës së parë të gjykatës, pasi projekti është financuar nga Qeveria e Kosovës përmes Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

“Projekti i dedikohej Preshevës dhe natyrisht që unë kam pasur dëshirën më të madhe që ta shfaqja atje”, thotë Veseli.

Ai thotë se nuk mund të pajtohet me rekomandimin e Gjykatës së Lartë për heqjen e simbolit shtetëror të Kosovës nga filmi “Heshtja vret”.

“Unë kam deklaruar edhe në gjykatë se nuk do ta heq logon e Republikës së Kosovës, sepse nuk ma lejon as etika profesionale, as morale dhe as njerëzore. Mbi të gjitha (shteti i Kosovës) është financues i drejtpërdrejtë”, thotë Veseli.

Në një prononcim të mëhershëm për Radion Evropa e Lirë, Veseli ka sqaruar se filmat “I pabesi” dhe “Heshtja vret” nuk propagandojnë asnjë urrejtje, por janë të bazuara në rrëfime popullore.

“I pabesi” flet për një burrë të pasionuar pas armëve dhe shokun e tij të ngushtë që e denoncon në polici, ndërsa tema e filmit të dytë është momenti kur disa të rinj vrasin dajën e tyre në një grabitje dhe vrasja zbulohet pas 20 vjetësh.

Veseli thotë se përmes këtij projekti ka marrë mjete për xhirimin e pesë filmave, katër prej të cilëve tashmë janë xhiruar, ndërsa i pesti do të përfundojë në shtator.

“Realisht, pesë filma nuk do të kenë mundësi të shfaqen në Serbi, sepse e kanë logon e Republikës së Kosovës”, thotë Veseli dhe shton:

“Tash është problem për të gjithë shqiptarët dhe duhet t’u dhemb të gjithëve, për shkak se është një censurë e drejtpërdrejtë në kulturë. Unë, absolutisht nuk kam mundësi të shtyhem me gjoks përballë një aparati shtetëror”.

Shfaqjet premierë të filmave “Heshtja vret” dhe “I pabesi” ishte planifikuar për më 10 qershor. Megjithatë, ato janë anuluar pas një ankese anonime në stacionin e policisë lokale, se filmat nxisin urrejtje dhe diskriminim.

Në vend se të ishin në premierën e filmave, Gani Veseli dhe drejtori i Qendrës së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismajli, ishin për t’u intervistuar në stacionin policor në Bujanoc. Pasi dhanë dëshminë e tyre, ata u lanë të lirë dhe shfaqja publike e filmave u ndalua deri në një njoftim të dytë.

Gjendja e sistemit gjyqësor

Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i Gjykatës së Lartë në Vranjë nuk mund të kuptohet ndryshe përveçse si censurë e artit dhe kulturës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Ekranizimi artistik i rrëfimeve popullore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, vetëm sa hodhi dritë mbi gjendjen e vërtetë të sistemit gjyqësor në Serbi. Në thelb, ky është një gjykim politik ndaj kulturës shqiptare”, vlerëson Mustafi.

Sipas tij, ndalimi i shfaqjes së filmave është “forma më brutale e dhunës dhe presionit që ndikon në identitetin dhe jetën kulturore të shqiptarëve”

“Tensionet politike, dallimet kulturore apo narracionet historike nuk duhet të ndikojnë në përmbajtjen e prodhimeve kulturore”, thotë Mustafi.

Çfarë kontestohet në vendimin e gjykatës?

Marko Milosavljeviq nga Iniciativa joqeveritare e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) vlerëson për REL-in se është e vështirë të komentohet për këtë vendim gjyqësor, pasi që ende nuk është paraqitur në tërësi para opinionit.

Por, ai thekson se gjykata, prokuroria dhe policia kanë marrë qëndrimin se liria e shprehjes për artistët e kombësisë shqiptare nuk është e lejueshme.

“Ky ndalim tani është konfirmuar me vendim të gjykatës”, thotë Milosavljeviq.

Sipas tij, shpjegimi i gjykatës lidhur me filmin “Heshtja vret”, transmetimi i të cilit është i kushtëzuar me heqjen e simboleve të Republikës së Kosovës, është i kontestueshëm.

“Kjo nuk është në përputhje me obligimet e Serbisë nga Marrëveshja e Ohrit, me të cilën Serbia është obliguar të njohë simbolet e Kosovës”, thotë Milosavljeviq.

Në marrëveshjen e arritur në shkurt të këtij viti nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër, ndër të tjera thuhet se të dyja palët “do të njohin reciprokisht dokumentet dhe simbolet e tyre kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore”.

Marko Milosavljeviq konsideron se ndalimi i premierave të dy filmave të Gani Veselit, në Qendrën e Kulturës në Bujanoc, ka të bëjë me vendimin e drejtorit të atij institucioni kulturor në jug të Serbisë për ndalimin e shfaqjes së filmit “Kufiri ballkanik” në vitin 2019.

Ai film përshkruan aksionin e forcave speciale ruse në aeroportin e Prishtinës, menjëherë pas bombardimit të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, në vitin 1999.

“Unë këtë e shoh si një hakmarrje për faktin se drejtori i atëhershëm i Qendrës së Kulturës në Bujanoc nuk e ka lejuar (shfaqjen e filmit ‘Kufiri ballkanik’). Ai nuk ishte një vendim i mirë dhe në një farë mënyre, kjo tash është një shkak për këtë, por nuk mund të jetë motiv për asnjë prokurori dhe polici që të thirret në një ndalim dhe pastaj të bëjë një ndalim tjetër”, konsideron Milosavljeviq.

Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2022, më shumë se 61.000 pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare jetojnë në Serbi.

Prej tyre, numri më i madh i shqiptarëve, më shumë se 56.000, jetojnë në komunat e Preshevës dhe Bujanocit.

Në komunën e Medvegjës, jetojnë rreth 1.000 shqiptarë. (Rel)

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë