Sipas opionistit Dardan Sejdiu, kryeministri Albin Kurti është i përqendruar te gjetja e fajtorëve për situatën politike dhe jo te zgjidhja e saj. Ai paralajmëroi se mund të ketë edhe lëvizje të minutës së fundit për të ruajtur kontrollin politik.
“Unë tashmë jam i bindur që z.Kurti është komplet i investuar në krijimin e fajtorit të tjerët, për situatën në të cilën jemi dhe nuk përjashtoi fare një dramë të momentit të fundit, ku sjell në tavolinë oferta të ndryshme, për pozicione që nuk kanë kurrëfarë kuptime, me idenë për të kapur edhe Presidencën, edhe Kryeministrinë”, tha ai në “Rubikon”.
Sejdiu shtoi se Kurti, sipas tij, do të përpiqet t’ia atribuojë fajin LDK-së dhe Lumir Abdixhikut.
“Z.Kurti krejt angazhimin tash e tutje do ta ketë t’ia lë fajin dikujt dhe unë besoj shumë, prej të kaluarës që fajin do të mundohet t’ia lë Lumir Abdixhikut dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Loja është fare e thjeshtë, është lojë e fajësimit, nuk është më lojë e gjetjes së rrugës përpara. Po më pengon lehtësia me mënyrën se si z.Kurti i trajton me një lloj goxha ofenduese këtë idenë se “unë kur të dua mund të bëj ofertë ty, e ti duhet ta pranosh”, tha ai.













