Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë armatimi u kap në veri që nga sulmi i 24 shtatorit?

18/10/2023 - 16:56
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë armatimi u kap në veri që nga sulmi i 24 shtatorit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arsenal i madh armësh është konfiskuar nga Policia e Kosovës, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Armët që janë përdorur në sulm, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikovë, janë sekuestruar po atë ditë, por janë kapur edhe armë të tjera ndërkohë meqë bastisjet kanë vazhduar edhe pas asaj date. Gazeta Express ju sjell një përmbledhje rreth armatimit që është kapur në veri në tri javët e fundit.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Një ditë pas sulmit, në qendrën e njësive speciale “Enver Zymeri”, Policia ekspozoi armët që ishin përdorur në këtë sulm. Për armët e kapura, Policia njoftoi edhe në faqen zyrtare në Facebook, ku listoi secilën prej tyre.

“8 mina kundër këmbësorisë, 29 zolla të mbushura, 7 zolla të përdorura, 54 predha minahedhëse 82mm, 88 predha minahedhëse 62mm, 75 granata dore, 8 mina antitank, eksploziv plastik 5.5kg, 150 eksploziv dinamit, eksploziv tritol 20 kg, 9 tromblon për pushkë, 23 detonator elektrik, 1 lansues me nitroglicerin, 6 armë e gjatë mitroliz, 30 armë të gjata AK47, 6 armë të gjata me dyrbi, 3 revole, 3 armë të shkurta me shurdhues, 18 shurdhues për AK47, 235 karikator për AK47, 21 antipluma, sasi shumë e madhe e municionit të kalibrit të ndryshëm”, janë të përfshira në këtë listë.

Për këto armë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se këto janë armatime të dala drejtpërdrejtë nga magazinat e ushtrisë së Serbisë.

“Sasia dhe llojet e armatimeve që janë zënë më 24 shtator në Banjskë është e pamundur të mblidhen nga një individ, edhe nëse ai është jashtëzakonisht i fuqishëm, siç është Millan Radoiçiq. Ka armatim ushtarak, ka armatim të vitit të prodhimit më 2021, 2022 – gjë që tregon se nuk janë mbetje të luftës së viteve 1998/99, apo edhe më herët në Ballkan, por janë armatime të dala drejtpërdrejt nga magazinat e ushtrisë së Serbisë. Këtë e kemi dëshmuar, duke prezantuar dokumente, të cilat i kemi zënë, ku bëhet pranim-dorëzimi i këtij armatimi”, deklaroi Sveçla.

Operacionet e Policisë në veri të vendit, vazhduan edhe pas datës 24 shtator.

Më 25 shtator, Policia bëri me dije se në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

Policia kishte konfiskuar një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një bager, të cilat kishin qenë të mbushura me sasi të madhe armatimi.

“Një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm), tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta), dy armë të gjata (mitraloza), një snajper (black spear 12.7mm), një minahedhës (82 mm), njëzet e dy armë të gjata (AK 47), një automatik (RPZ), dy pushkë gjuetie, dy armë të shkurta (revole), një granatë dore, shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47, nëntë jelekë antiplumb, një radiolidhje, tetë çanta ushtarake, gjashtë uniforma ushtarake”, ishin kapur nga Policia atë ditë, sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare.

Policia kishte gjetur dhe sekuestruar armë të tjera sërish në Zveçan më 30 shtator, gjatë kontrollit dhe krehjes së terrenit të zonës ku ishte sulmuar Policia nga grupi terrorist.

Saktësisht, ishin gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake, në pjesën malore të fshatit Brezne, prej nga kishin ikur terroristët.

“Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim: antiplumb, karikator me 30 fishek, kapelë dhe doreza, maskë ngjyrë e gjelbërt, maskë tjetër, antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek, çantë e vogël për brez, pjesë e sipërme e uniformes, antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek, armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek, një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek, gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore, armë e gjatë me pesë karikatorë me nga 30 fishek, armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë me një karikator me 30 fishek, armë e gjatë me një karikator me 30 fishek, radio lidhje motorol, zolle, kapelë ngjyrë ushtarake, një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek, një karikator, radio lidhje, xhakete shiut, një pako me cigare”, kishte njoftuar Policia, atë ditë.

Bastisjet e Policisë së Kosovës në veri, kanë vazhduar edhe gjatë kësaj jave, por nuk ka pasur të dhëna të detajuara se çka është gjetur gjatë operacioneve policore.

Gazeta Express ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me armatimin që është sekuestruar në veri që nga 24 shtatori e tutje, por nuk kanë ofruar të dhëna, duke kërkuar t’u referohemi vetëm komunikatave.

“Lidhur me kërkesën tuaj, Policia e Kosovës përmes komunikatave zyrtare te PK-se, e po ashtu edhe përmes komunikatave te përbashkëta me PSRK-ne dhe deklarimeve nga kompetentet ne DRP-Mitrovice Veri, i ka bere publike informacionet zyrtare te cilave mund t’i referoheni”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë