Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë duhet të dini për eklipsin e plotë diellor

07/04/2024 - 20:53
në Lajme
A A
Çfarë duhet të dini për eklipsin e plotë diellor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banorët që jetojnë në disa pjesë të Meksikës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kandasë në datën 8 prill do të kenë mundësi të shikojnë eklipsin e plotë diellor. Hëna do të vendoset në mes të Diellit dhe Tokës, duke bllokuar një pjesë ose të gjithë dritën e tij dhe duke shkaktuar errësirën. Ekspertët paralajmërojnë se është e rëndësishme të mos e shikosh diellin pa syze mbrojtëse atë ditë, pasi rrezatimi ultra vjollcë mund të shkatërrojë indet e buta të syrit.

Eklipsi i plotë diellor po pritet me padurim nga shkencëtarët. Hëna do të jetë shumë afër Tokës, duke shkaktuar një periudhë të gjatë errësire dhe dielli duket se do të jetë më aktiv me shpërthimet rreth plazmës.

Eklipsi mund të shikohet në një zonë të gjerë, që nga Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

“Një eklips total diellor ndodh zakonisht rreth dy herë në vit diku në botë. Është pasojë e faktit që hëna po rrotullohet rreth planetit tonë, Tokës. Pra, zakonisht dy herë në vit Hëna pozicionohet drejtpërdrejt në mes të Diellit dhe Tokës, duke bllokuar një pjesë ose të gjithë dritën e tij. Dhe më 8 prill, ajo që disa njerëz shumë me fat do të jenë në gjendje të shohin nëpër pjesë të botës është një eklips diellor total”, shpjegon Jake Foster, astronom në Observatorin Mbretëror “Greenwich” në Londër.

Eklipsin e plotë diellor mund ta shikojnë dhjetëra milionë njerëz në të gjithë Amerikën e Veriut. Hera e fundit që ndodhi një eklips i plotë diellor dhe që u pa në të gjithë SHBA-në ishte në vitin 2017, që zgjati 2 minuta e gjysmë.

“Pra, për fat të keq, jo të gjithë në botë mund të shohin një eklips diellor total. Kur ndodh, ju duhet të jeni në vende shumë specifike. Në fakt, nëse doni të shihni një eklips diellor total, duhet të jeni të vendosur në atë që njihet si “rruga e eklipsit të plotë”. Në thelb, ky është vendi ku hija e hënës po kalon mbi sipërfaqen e Tokës. Pra, njerëzit brenda asaj zone do të jenë ata që jetonë në disa pjesë të Meksikë, SHBA dhe në Kanada. Njerëz të tjerë jashtë këtyre rajoneve mund të shohin një eklips të pjesshëm diellor”, thotë Foster.

Dita do të kthehet në natë pasi hëna pozicionohet në mënyrë perfekte midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar përkohësisht rrezet e diellit.

Eklipsi do të fillojë në Paqësor, do të kalojë në Meksikë dhe më pas përmes Teksasit do të prekë 15 shtete amerikane për të vijuar më pas në Kanada dhe Atlantikun e Veriut. Në total pritet të zgjasë deri në 4 minuta e 28 sekonda në disa zona.

Shumica e pjesës tjetër të kontinentit do të shohin një eklips të pjesshëm. Zoti Foster shpjegon se është e rëndësishme të mos e shikosh diellin pa syze mbrojtëse.

“Të shikosh diellin me sy të lirë është tepër e rrezikshme. Rrezatimi ultra-vjollcë i diellit është i aftë të shkatërrojë indet e buta të syrit. Mund të shkaktojnë dëme të rënda dhe ndonjëherë të përhershme në shikimin tuaj. Pra, nëse ju jeni duke e parë drejtpërdrejt eklipsin diellor do t’ju duhen syze që përdoren për këto raste. Dhe nëse nuk i keni këto syze nuk duhet të shikoni diellin”, thotë ai.

Eklipsi tjetër i plotë diellor pritet të ndodh në vitin 2026 dhe do të prekë skajet veriore në Greonlandës, disa pjesë të Islandës dhe Spanjës. Amerika e Veriut nuk do të përjetojë përsëri një eklips të plotë diellor deri në vitin 2033. /VOA

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë