Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë nënkupton gatishmëria e plotë luftarake e ushtrisë dhe MPB-së së Serbisë?

27/12/2022 - 11:55
në Lajme
A A
Çfarë nënkupton gatishmëria e plotë luftarake e ushtrisë dhe MPB-së së Serbisë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas mediave serbe, presidenti Aleksandar Vuçiq e ka ngritur gatishmërinë luftarake gjashtë herë në pesë vjetët e fundit.

Të gjitha njësitë e Ushtrisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë në gatishmëri të plotë luftarake që nga mbrëmja e së hënës, për shkak të krizës në Kosovë dhe synimit të Prishtinës për të hequr barrikadat në veri, njoftuan ministri serb i mbrojtjes dhe ai i brendshëm të hënën në mbrëmje.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë, urdhëroi të njëjtat që të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviq.

Kurse, ministri serb i Brendshëm, Bratislav Gashiq, paraprakisht në një deklaratë të shkurtër me shkrim ka thënë se “në përputhje me urdhrin e Presidentit të Republikës” ka urdhëruar “gatishmërinë e plotë luftarake të të gjitha njësive të MPB-së, xhandarmërisë, njësisë speciale anti-terroriste (SAJ) dhe Brigadat e Policisë”, dhe që “i vë menjëherë nën komandën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe t’i zënë pozitat e parashikuara në planin operacional”.

Tensionet që kanë vazhduar prej muajsh në Kosovë janë përshkallëzuar në dy javët e fundit, pasi që policia e Kosovës arrestoi një ish-polic, të dyshuar për “prishje të rendit kushtetues”, ndaj të cilit serbët vendas iu kundërpërgjigjën me vendosjen e barrikadave dhe kërkimin për lirimin e tij, shkruan Al-Jazeera, përcjell Klankosova.tv.

Çfarë do të thotë ngritja e gatishmërisë luftarake?

Ngritja e gatishmërisë luftarake mund të bëhet në disa faza, duke filluar nga gatishmëria luftarake e një pjese të forcave, e të gjitha njësive apo reparteve më afër zonës së krizës.

Sipas nenit 43 të Ligjit për Mbrojtjen, gatishmëria e Forcave të Armatosura të Serbisë përfshin marrjen e masave për “rritje të aftësive operacionale dhe funksionale, të cilat janë të nevojshme për parandalimin dhe eliminimin e kërcënimeve nga sfidat, rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë”.

Kush mund të urdhërojë zbatimin e masave të gatishmërisë së ushtrisë?

Neni 11 i Ligjit të Serbisë për Mbrojtjen përcakton se Presidenti, në përputhje me ligjin, komandon Forcat e Armatosura të Serbisë dhe për këtë arsye mund të urdhërojë “zbatimin e masave të gatishmërisë, mobilizim të përgjithshëm dhe të pjesshëm”.

Edhe neni 43 i të njëjtit ligj, përcakton se Presidenti i Republikës ose Ministri i Mbrojtjes, me autorizimin e Presidentit, urdhëron zbatimin e masave të gatishmërisë së Forcave të Armatosura të Serbisë ose njësive të pjesshme të saj.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në bazë të autorizimit të posaçëm të Presidentit të Republikës, dhe me qëllim të mbrojtjes dhe shpëtimit të njerëzve, pasurive materiale dhe kulturore nga fatkeqësitë natyrore, aksidenteve dhe fatkeqësive teknologjike, pasojave të terrorizmit dhe aksidenteve të tjera të mëdha, mund të urdhërojnë masat e gatishmërisë dhe përdorimin e njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, me qëllim që të eliminohen pasojat e dëmshme që mund të lindin nga kërcënimet joushtarake për sigurinë.

Gjashtë ngritje të gatishmërisë luftarake në pesë vjet

Sipas mediave serbe, presidenti Aleksandar Vuçiq e ngriti gatishmërinë luftarake gjashtë herë në pesë vjetët e fundit.

Para së dielës mbrëma, gatishmëria luftarake e ushtrisë serbe është ngritur më 2 nëntor, për shkak të hyrjes së dronëve në Serbi nga Kosova.

Niveli i gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura është ngritur edhe në shtator të vitit 2021, kur ka skaduar afati për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në Kosovë.

Vuçiqi urdhëroi gatishmërinë e plotë luftarake të njësive të ushtrisë serbe në maj të vitit 2019, kur policia e Kosovës në veri të Kosovës arrestoi për korrupsion 19 policë, 11 prej të cilëve ishin të komunitetit serb, sipas të përditshmes serbe “Danas”, shkruan Al-Jazeera, përcjell Klankosova.tv.

Ushtria serbe ishte në gjendje të gatishmërisë më të lartë luftarake në shtator të vitit 2018, kur njësitet speciale të Policisë së Kosovës u vendosën afër digës dhe liqenit artificial të Ujmanit. Në atë kohë, Policia e Kosovës pati siguruar vizitën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Ujman dhe në pikëkalimin Bërnjak në veri të Kosovës.

Mirëpo, ushtria serbe ngriti paraprakisht gatishmërinë luftarake në fillim të gushtit 2018, për shkak të “ngjarjeve të shkaktuara nga lëvizjet e njëanshme të Prishtinës”. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë