Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë po ndodh me policët e Kosovës? Pas Pejës, IPK rekomandon suspendimin edhe 2 të tjerëve në Gjilan

20/06/2025 - 16:04
në Lajme
A A
Çfarë po ndodh me policët e Kosovës? Pas Pejës, IPK rekomandon suspendimin edhe 2 të tjerëve në Gjilan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikatë për media ka bërë të ditur se Departamenti i Hetimeve të IPK ka pranuar një informatë dhe ankesë përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) nga një qytetar në Gjilan për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 18 qershor 2025 në orët e mbrëmjes në qendër të Gjilanit pas raportimit të një incidenti paraprak dhe pas shoqërimit në polici të një qytetari i cili pretendon për tejkalim të autorizimeve policore dhe keqtrajtim nga dy zyrtarë policorë.

“Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm etj”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK thotë se në interes të hetimit, kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe një zyrtari policor) përderisa hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

IPK sot gjatë ditës gjithshtu ka rekomanduar edhe suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në qytetin e Pejës, për një rast tjetër.

“Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë e Shtetit. Pas ndërmarrjes dhe veprime paraprake, dyshohet se dy zyrtarët policorë janë të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.Incidenti fillestar raportohet të ketë ndodhur më 28.05.2025 kur disa zyrtarë policorë në Pejë ishin njoftuar për një aksident trafiku në rrugën “Shpëtim Bojku” dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë shoqëruar në stacion policor edhe një të dyshuar i cili nuk ishte përfshirë fare në aksident por që ka penguar zyrtarët policorë në realizimin e detyrave të tyre”, ka njoftuar IPK për rastin e Pejës,

“Nënkoloneli dhe kapiteni policor dyshohet se kanë ndërhyrë në këtë rast (shoqërimin e të dyshuarit në stacion) duke mos përcjellë rastin për hetim dhe nuk është njoftuar Prokuroria për rast (në kundërshtim me procedurat standarde të veprimit të policisë në raste të tilla), duke i shqiptuar të dyshuarit një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka shtuar tutje IPK.

JU REKOMANDOJMË

Mbretëria e Bashkuar tërheq përkohësisht stafin nga ambasada në Iran
Kryesore

Mbretëria e Bashkuar tërheq përkohësisht stafin nga ambasada në Iran

20/06/2025 - 20:05
Deputetët e VV kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore, PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale
Kryesore

Tahiri: Kollapsin energjetik e solli VV, energjinë e trajtuan si pronë partiake

20/06/2025 - 19:42
Avokati i familjes Ademaj për ekzaminimin psikiatrik të Murselit: Keqpërdorim procedural për të zvarritur apo për të bishtnuar procedurën penale
Lajme

Avokati i familjes Ademaj për ekzaminimin psikiatrik të Murselit: Keqpërdorim procedural për të zvarritur apo për të bishtnuar procedurën penale

20/06/2025 - 19:16
Uraniumi i pasuruar në 60% dhe alarmi i IAEA-s, sa afër është Irani me ndërtimin e bombës atomike?
Lajme

Uraniumi i pasuruar në 60% dhe alarmi i IAEA-s, sa afër është Irani me ndërtimin e bombës atomike?

20/06/2025 - 18:45
Gardianët që u zunë duke shtënë me armë për qejf nuk ndëshkohen, disa prej tyre avancohen
Lajme

Gardianët që u zunë duke shtënë me armë për qejf nuk ndëshkohen, disa prej tyre avancohen

20/06/2025 - 18:13
Deputeti i VV-së për përgjimet e Kusari Lilës: Buzhalës e Shehollit ua dha ato Radojçiçi
Lajme

Prokuroria Speciale po heton rastin e Halil Thaçit të LVV-së për shpronësimet në Shipitullë

20/06/2025 - 17:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Pezullohet përkohësisht vendimi që ndalonte regjistrimin e automjeteve me gjoba

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë