Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?

21/08/2026 - 08:31
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bekimi i një trualli në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, ku Dioqeza Prizren-Prishtinë planifikon në të ardhmen ndërtimin e një kishe, nxiti protesta të banorëve të disa fshatrave të komunës veriore kosovare, dhe një debat publik në Kosovë.

Por, për ceremoninë e mbajtur më 17 gusht ka qëndrime të ndryshme nga autoritetet lokale të Vushtrrisë dhe Kisha Katolike e Kosovës.

Komuna e Vushtrrisë thotë se nuk ka pasur njoftim paraprak për vendosjen e gurit të themelit apo kërkesë për leje ndërtimi. Kisha, ndërkaq, thotë se autoritetet ishin njoftuar për ceremoninë, por këmbëngul se ajo nuk shënoi nisjen e punimeve për ndërtimin e kishës.

Si nisi polemika?

Në fund të korrikut, shqetësimet për planin për ndërtimin e kishës u bënë publike përmes një reagimi të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Vushtrri, i cili tha se në zonën ku planifikohet ndërtimi “nuk jeton asnjë besimtar katolik dhe të gjitha fshatrat përreth janë me myslimanë”.

“Çdo projekt që mund të perceptohet si provokues ose që cenon ndjenjat e komunitetit duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe maturi”, tha Këshilli në reagim.

Ky institucion nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë (REL) për koment të mëtejmë.

Por, nga Kisha Katolike thonë për REL-in se e gjithë ngjarja e 17 gushtit u keqkuptua. Sipas dom Fran Kolës, vikar ipeshkvor, atë ditë vetëm u bë bekimi i tokës, dhe u vendos një gur i themelit, ku në të ardhmen planifikohet ndërtimi i objektit fetar.

Për këtë ceremoni, ai thotë se ka njoftuar paraprakisht kryetarin e Vushtrrisë, ndërsa në korrik edhe Policinë e Kosovës.

Siç shpjegon Kola për REL-in, Dioqeza kishte planifikuar që më 18 gusht të mbahej një meshë për bekimin e truallit në Zogaj, si dhe për pagëzimin e disa personave.

Pagëzimi, megjithatë, u mbajt në Katedralen Nënë Tereza, në Prishtinë, “për shkak të ruajtjes së qetësisë dhe paqes në Vushtrri dhe mes popullit shqiptar”, thotë Kola.

Kush qëndron pas planit për ndërtim?

Sipas Kolës, toka është pronë e Dioqezës, me një sipërfaqe prej 11.266 metrash katrorë, e dhuruar nga familja Musa nga Maxhunaj.

Këshilli i BIK-ut në Vushtrri ngriti dyshime se prapa planeve për ndërtimin e kishës fshihen grupe individësh që, sipas tij, janë të njohura për “retorikë përçarëse” dhe “nxitje të urrejtjes ndërfetare”.

Kola thotë se beson që BIK-u, me këto pretendime, u është referuar lëvizjeve që bëjnë thirrje për braktisjen e islamit dhe konvertimin në krishterim, përfshirë Lëvizjen e Deçanit dhe Lëvizjen për Rikthim.

“Asnjë lëvizje, as parti politike nuk është e përfshirë. Absolutisht jo”, thotë ai, duke shtuar se Dioqeza është në krye të nismës.

Nga Lëvizja për Rikthim thonë për REL-in se nuk janë të përfshirë në këtë projekt, por se vetëm kanë shpërndarë, me kërkesë të banorëve, njoftimin për ngjarjen e 17 gushtit.

Qëllimi, sipas tyre, nuk është ndërtimi i kishave, por që “shqiptarët në mënyrë paqësore të rikthehen në besimin e të parëve”, thotë Arbër Gashi nga kjo organizatë.

Kosova është shtet laik. Në regjistrimin e fundit të popullsisë, të mbajtur më 2024, 93.49 për qind e qytetarëve u deklaruan myslimanë, 2.31 për qind ortodoksë dhe 1.75 për qind katolikë.

Në rrjetet sociale ka pasur shpesh përplasje mes besimtarëve myslimanë dhe katolikë lidhur me çështjen e konvertimeve, ndërsa reagime të shumta pati edhe për planet për ndërtimin e kishës në komunën e Vushtrrisë.

Gashi thotë se Musë Musa, të cilin e përmend si një prej personave që ka dhuruar tokën për ndërtimin e kishës, nuk është pjesë e Lëvizjes për Rikthim.

Një avokat ka paraqitur më herët në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj Musës, duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit. Avokati pretendon se Musa, në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për vrasjen e myslimanëve.

Nga Prokuroria Speciale nuk u deklaruan për REL-in rreth këtij rasti.

Gashi thotë se Lëvizja për Rikthim nuk përkrah asnjë formë të gjuhës së urrejtjes apo ofendimet e pjesëtarëve të një bashkësie tjetër fetare. Edhe Dioqeza deklaron se dënon këdo që ofendon besimtarët e cilësdo fe.

Kur do të ndërtohet kisha?

Nga Dioqeza thonë se, sipas të dhënave që kanë, në Vushtrri janë diku mbi 100 besimtarë katolikë – dhe “kur të arrihet numri i mjaftueshëm do t’iu drejtohemi organeve kompetente me projekt dhe lutje”.

Kjo shifër ndryshon ndjeshëm nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024, sipas të cilave vetëm 37 persona në komunën e Vushtrrisë u deklaruan katolikë.

Sipas Kolës, duhet të jenë mbi 300 deri në 500 persona në mënyrë që Dioqeza ta shtyjë përpara projektin.

“Ndërtimi as nuk ka qenë prezent në mendjen tonë, as në veprimin tonë, as nuk do të jetë derisa nuk do të kemi një subjekt të mjaftueshëm që të ndërtojmë një objekt”, thotë Kola, duke iu referuar ngjarjes së 17 gushtit.

JU REKOMANDOJMË

PDK-ja për të shtatën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohet Aleanca dhe asamblistë të Lipjanit

PDK-ja për të shtatën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohet Aleanca dhe asamblistë të Lipjanit
21/08/2026 - 08:17

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon për të shtatën ditë radhazi aksionin e saj para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos-thirrjen...

Më shumëDetails

I infiltruar i CIA-s në Al-Kaeda? Historia e shqiptarit që përballet me deportimin nga SHBA

I infiltruar i CIA-s në Al-Kaeda? Historia e shqiptarit që përballet me deportimin nga SHBA
21/08/2026 - 07:48

Administrata e Presidentit Donald Trump po përpiqet të deportojë Blerim Skoron, një shtetas me origjinë nga Kosova, i cili pretendon se ka punuar për CIA-n dhe ka qenë...

Më shumëDetails

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve
21/08/2026 - 00:04

Një vendim që pritet të diskutohet në Kuvendin e Komunës së Ferizajt ka ngritur reagime dhe pikëpyetje lidhur me mënyrën se si po menaxhohet prona publike. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
20/08/2026 - 22:59

nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë. Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Blerina...

Më shumëDetails

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
20/08/2026 - 22:37

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin. Hamza i ka...

Më shumëDetails

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …
20/08/2026 - 22:23

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Thaçi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë