Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë tregojnë vërejtjet e FMN-së nga misioni dyjavor mbikëqyrës në Kosovë? Sqaron Avdullah Hoti

23/02/2026 - 10:24
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se misioni dyjavor mbikqyrës i FMN-së në Kosovë ka gjetur shumë vërejtje. Disa nga to sipas Hotit paraqesin rrezik për stabilitetin ekonomik dhe fiskal të Kosovës.

Sipas deputetit të LDK-së, një nga rreziqet shqetësuese të ngritura nga FMN është edhe iniciativa për vendosjen e çmimeve tavan në treg.

“Më 13 shkurt 2026, misioni i FMN-së nga Uashingtoni e përmbylli vizitën dyjavore mbikëqyrëse në Kosovë në kuadër të konsultimeve sipas Nenit IV të Marrëveshjes së FMN-së. Sipas këtij neni, FMN-ja ka mandat të mbikëqyrë politikat ekonomike dhe financiare të vendeve anëtare për të siguruar stabilitetin monetar global. Që nga anëtarësimi i Kosovës në FMN më 2009, që ishte arritje historike për shtetin e ri të Kosovës, FMN-ja ka kryer disa misione të tilla në Kosovë.

Në fund të kësaj vizite, misioni e lëshoi një deklaratë të gjatë ku theksohen disa çështje që paraqesin rrezik për stabilitetin ekonomik dhe fiskal të Kosovës.

Sigurisht se misionet e FMN-së zakonisht janë konservatore në qëndrimet e tyre, por çështjet e ngritura kësaj radhe koincidojnë me vërejtjet që i kam ngritur në katër vitet e fundit sa i përket politikave ekonomike dhe fiskale të Qeverisë së Kosovës.

Në vijim po i theksoj disa nga vërejtjet e FMN-së, siç paraqiten në deklaratë:

RRITJA EKONOMIKE: ka rënë në 3.25 për qind në fund të çerekut të tretë të vitit 2025, nga 4.75 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo ka ardhur si rezultat i dobësimit të konsumit dhe investimeve private për shkak të ngadalësimit të aktivitetit kreditor dhe të të ardhurave reale. Rritja ekonomike sivjet pritet të shkojë në 3.8 për qind dhe eventualisht të konvergojë me normën e rritjes potenciale prej 4 për qind.

INFLACIONI: në dhjetor 2025 u rrit në 5.25 për qind, krahasuar me një vit më parë kur ishte vetëm 1.1 për qind. Kjo rritje erdhi për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve.

BILANCI TREGTAR: është përkeqësuar për shkak të rritjes së importeve, sidomos të importit të energjisë. Si rezultat, është zgjeruar deficiti i llogarisë rrjedhëse me jashtë në 9.6 për qind të vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto, nga 8.4 për qind sa ishte në 2024.
PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK: duhet të ndërlidhen me normën e inflacionit.

PAGA MINIMALE: duhet të përcaktohet duke balancuar produktivitetin e punës dhe koston e jetës.
SHPENZIMET NË MALLRA DHE SHËRBIME: duhet të identifikohen mundësitë për kursime.

KREDITË BANKARE: kanë arritur nivelin prej 60 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, që është ndër më të lartat në vendet evropiane me ekonomi në zhvillim, të cilat duhet të mbikëqyren në veçanti sa i përket ekspozimit të bankave ndaj sektorit të patundshmërive.
INSTITUCIONET MIKROFINANCIARE: duhet të ndërmerren masa për të mbikëqyrur këto lloj institucionesh financiare jobankare, në mënyrë që të ruhet integriteti i sistemit financiar, të mbrohen klientët, si dhe të zbatohen praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim.
Sigurisht se në deklaratën e FMN-së ka edhe çështje të tjera për zhvillime pozitive që kanë ndodhur. Por, marrë si tërësi, vërejtjet e renditura më sipër nxjerrin në pah mungesën e menaxhimit të duhur makroekonomik dhe fiskal të ekonomisë së Kosovës në vitet e fundit. Ja disa nga argumentet që dëshmojnë këtë:

• Mungesa e investimeve publike për vite me radhë, duke i lënë përgjysmë tash e pesë vite të gjitha arteriet kryesore të infrastrukturës rrugore, e ka kufizuar rritjen ekonomike. Kjo ka nënkuptuar se qindra miliona euro i kanë munguar ekonomisë për shkak të mosrealizimit të projekteve kapitale, duke shkaktuar pasoja multiplikuese negative në gjithë zinxhirin ekonomik. Për më tepër, hapësira fiskale në kuadër të buxheteve vjetore për projekte të reja ka mbetur pothuajse zero, pasi projektet ekzistuese të papërfunduara është dashur të përfshihen në buxhet vit pas viti. Kjo e ka pamundësuar lirimin e hapësirës në buxhet për projekte të tjera.

• Është harruar plotësisht infrastruktura hekurudhore, që është vitale për të ulur kostot e transportit dhe për të mbrojtur rrugët dhe autostradat nga dëmtimi. Jo vetëm që nuk janë ndërtuar linja të reja hekurudhore, por edhe linjat ekzistuese nuk janë mirëmbajtur dhe funksionalizuar. Njëra nga këto linja, ajo që lidh Klinën me Prizrenin, pothuajse ka dalë nga funksioni për shkak të disa intervenimeve të vogla që kanë munguar tash e sa vite.

• Mungesa e plotë e politikave fiskale, në veçanti e politikave industriale, ka bërë që prodhimi vendor të ngecë. Si rezultat, rritja e konsumit privat dhe publik me kalimin e viteve është mbuluar pothuajse plotësisht nga importi, i cili është dyfishuar në katër vitet e fundit, duke arritur në 7 miliardë euro. Struktura e importit nxjerr më së miri në pah mungesën e prodhimit vendor të mallrave elementare. Prodhimi i disa prej këtyre mallrave elementare, për të cilat importi po rritet, subvencionohet nga buxheti i shtetit.

• Mungesa e përshtatjes së pagave, pensioneve dhe skemave sociale me normën e inflacionit e ka zvogëluar jashtëzakonisht shumë fuqinë blerëse të të ardhurave. Shtesat e njëhershme të pensioneve dhe skemave të tjera nuk e kanë zgjidhur problemin e rënies së fuqisë blerëse të të ardhurave të familjeve nga inflacioni. Këto lloj shtesash duken qartësisht se kanë pasur motive elektorale.

• Menaxhimi i keq i shpenzimeve publike ka bërë që në vazhdimësi të vonohen subvencionet për bujqit, të cilët detyrohen të marrin kredi për inputet bujqësore.

• Cili është roli i institucioneve mikrofinanciare? Pse lejohen këto institucione të japin kredi për familje me interes prej 21.7 për qind dhe për bujq me 16.3 për qind (sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës)?

• Përse sektori financiar në Kosovë mbetet tejet i pazhvilluar, duke qenë i fokusuar vetëm në kredidhënie? Përse sektori i sigurimeve ka mbetur i fokusuar vetëm në sigurimet e detyrueshme?
Unë nuk pres që të ketë reflektim në këto çështje as nga qeveria e re. Politikat ekonomike, në veçanti politikat fiskale dhe industriale, kërkojnë ekspertizë. Në këtë qeveri, sikurse edhe në atë paraprake, ekspertiza është qartësisht në deficit të madh. Mbi të gjitha, politikat fiskale dhe industriale që zhvillojnë sektorin privat dhe rrisin punësimin privat zhvillohen nga ata që kanë orientime zhvillimore të ekonomisë së tregut.

Në vend që qeveria e re të fokusohet në këto çështje që i ka ngritur FMN-ja, puna e parë që po bëjnë është përgatitja e ligjit për vendosjen e çmimeve tavan në produkte të caktuara.

Kjo nuk është zgjidhja për problemin e inflacionit dhe rënien e fuqisë blerëse të të ardhurave të familjeve. Historia ka treguar shumë qartë se, përveç për produktet dhe shërbimet që ofrohen në tregje të monopolizuara, siç është energjia, uji, transporti hekurudhor e të ngjashme, rritja e çmimeve të mallrave të tjera nuk mund të kufizohet me ligje.

Çmimet mund të mbahen të moderuara duke ulur kostot e prodhimit, kostot e transportit dhe tatimet mbi ato produkte.
Mbi të gjitha, çmimet mund të mbahen të moderuara duke zbatuar politika industriale që mbështesin prodhuesit vendorë në prodhimin e atyre produkteve. Asnjëra nga këto masa nuk është ndërmarrë në pesë vitet e fundit; si rezultat, importi dhe inflacioni janë rritur në vazhdimësi” shkruan Hoti në reagim./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Peci i shkon në zyre Gërvallës për t’ja uruar detyrën e re: Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua!

Peci i shkon në zyre Gërvallës për t’ja uruar detyrën e re: Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua!
23/02/2026 - 11:11

Faton Peci ka vizituar ministren e Drejtësisë Donika Gërvalla, në zyrën e saj, ku i ka uruar suksese në detyrën e re dhe ka shprehur mbështetjen e plotë...

Më shumëDetails

Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin, kyç për stabilitetin politik

Tahiri: Veriu, pa sovranitet e me protektorat të shtuar – qeveritë e kaluara atje e shtrinë sovranitetin
23/02/2026 - 10:44

Ish-diplomatja Edita Tahiri ka deklaruar se një pajtim mes pozitës dhe opozitës për kandidatin për president do të krijonte një bashkëpunim funksional politik dhe demokratik në vend. Sipas...

Më shumëDetails

Vjedhje e rëndë në Sferkë të Klinës: Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi, marrin para dhe ari

Vidhen pajisje teknologjike në Prishtinë
23/02/2026 - 10:09

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sferkë të Klinës. Hajnat kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur para të gatshme, si edhe...

Më shumëDetails

Osmani për intervistat ndërkombëtare: Për mbrojtjen e Kosovës dhe fuqizimin e zërit të popullit!

Osmani për intervistat ndërkombëtare: Për mbrojtjen e Kosovës dhe fuqizimin e zërit të popullit!
23/02/2026 - 09:33

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një video përmbledhëse të të gjitha intervistave të saj ndërkombëtare. Përmes postimit të saj në Facebook, e para e shtetit tha se të...

Më shumëDetails

A po fshihej krejt kohën në Kosovë -Artan Grubi u arrestua sot në Bllacë, për çka kërkohet në Maqedoninë e Veriut?

A po fshihej  krejt kohën në Kosovë -Artan Grubi u arrestua sot në Bllacë, për çka kërkohet në Maqedoninë e Veriut?
23/02/2026 - 09:13

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u arrestua sot në pikën kufitare Bllacë, ndërsa ndaj tij ishte aktive masa “Arresto”. Arrestimi vjen në një kohë...

Më shumëDetails

Avni Arifi: LVV nuk i ka votat për presidentin

Avni Arifi kritikon përfaqësimin e Kosovës në Bruksel: Nuk jemi monarki, s’kemi Qeveri legjitime
23/02/2026 - 08:56

Afati për zgjedhjen e presidentit/es të Kosovës po afron. Analisti politik, Avni Arifi, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se pavarësisht fitores bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje më 28 dhjetor,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    483 Shpërndaje
    Shpërndaje 193 Tweet 121
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    788 Shpërndaje
    Shpërndaje 315 Tweet 197
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    688 Shpërndaje
    Shpërndaje 275 Tweet 172
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    698 Shpërndaje
    Shpërndaje 279 Tweet 175
  • Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit

    302 Shpërndaje
    Shpërndaje 121 Tweet 76

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë