Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë tregojnë vërejtjet e FMN-së nga misioni dyjavor mbikëqyrës në Kosovë? Sqaron Avdullah Hoti

23/02/2026 - 10:24
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se misioni dyjavor mbikqyrës i FMN-së në Kosovë ka gjetur shumë vërejtje. Disa nga to sipas Hotit paraqesin rrezik për stabilitetin ekonomik dhe fiskal të Kosovës.

Sipas deputetit të LDK-së, një nga rreziqet shqetësuese të ngritura nga FMN është edhe iniciativa për vendosjen e çmimeve tavan në treg.

“Më 13 shkurt 2026, misioni i FMN-së nga Uashingtoni e përmbylli vizitën dyjavore mbikëqyrëse në Kosovë në kuadër të konsultimeve sipas Nenit IV të Marrëveshjes së FMN-së. Sipas këtij neni, FMN-ja ka mandat të mbikëqyrë politikat ekonomike dhe financiare të vendeve anëtare për të siguruar stabilitetin monetar global. Që nga anëtarësimi i Kosovës në FMN më 2009, që ishte arritje historike për shtetin e ri të Kosovës, FMN-ja ka kryer disa misione të tilla në Kosovë.

Në fund të kësaj vizite, misioni e lëshoi një deklaratë të gjatë ku theksohen disa çështje që paraqesin rrezik për stabilitetin ekonomik dhe fiskal të Kosovës.

Sigurisht se misionet e FMN-së zakonisht janë konservatore në qëndrimet e tyre, por çështjet e ngritura kësaj radhe koincidojnë me vërejtjet që i kam ngritur në katër vitet e fundit sa i përket politikave ekonomike dhe fiskale të Qeverisë së Kosovës.

Në vijim po i theksoj disa nga vërejtjet e FMN-së, siç paraqiten në deklaratë:

RRITJA EKONOMIKE: ka rënë në 3.25 për qind në fund të çerekut të tretë të vitit 2025, nga 4.75 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo ka ardhur si rezultat i dobësimit të konsumit dhe investimeve private për shkak të ngadalësimit të aktivitetit kreditor dhe të të ardhurave reale. Rritja ekonomike sivjet pritet të shkojë në 3.8 për qind dhe eventualisht të konvergojë me normën e rritjes potenciale prej 4 për qind.

INFLACIONI: në dhjetor 2025 u rrit në 5.25 për qind, krahasuar me një vit më parë kur ishte vetëm 1.1 për qind. Kjo rritje erdhi për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve.

BILANCI TREGTAR: është përkeqësuar për shkak të rritjes së importeve, sidomos të importit të energjisë. Si rezultat, është zgjeruar deficiti i llogarisë rrjedhëse me jashtë në 9.6 për qind të vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto, nga 8.4 për qind sa ishte në 2024.
PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK: duhet të ndërlidhen me normën e inflacionit.

PAGA MINIMALE: duhet të përcaktohet duke balancuar produktivitetin e punës dhe koston e jetës.
SHPENZIMET NË MALLRA DHE SHËRBIME: duhet të identifikohen mundësitë për kursime.

KREDITË BANKARE: kanë arritur nivelin prej 60 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, që është ndër më të lartat në vendet evropiane me ekonomi në zhvillim, të cilat duhet të mbikëqyren në veçanti sa i përket ekspozimit të bankave ndaj sektorit të patundshmërive.
INSTITUCIONET MIKROFINANCIARE: duhet të ndërmerren masa për të mbikëqyrur këto lloj institucionesh financiare jobankare, në mënyrë që të ruhet integriteti i sistemit financiar, të mbrohen klientët, si dhe të zbatohen praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim.
Sigurisht se në deklaratën e FMN-së ka edhe çështje të tjera për zhvillime pozitive që kanë ndodhur. Por, marrë si tërësi, vërejtjet e renditura më sipër nxjerrin në pah mungesën e menaxhimit të duhur makroekonomik dhe fiskal të ekonomisë së Kosovës në vitet e fundit. Ja disa nga argumentet që dëshmojnë këtë:

• Mungesa e investimeve publike për vite me radhë, duke i lënë përgjysmë tash e pesë vite të gjitha arteriet kryesore të infrastrukturës rrugore, e ka kufizuar rritjen ekonomike. Kjo ka nënkuptuar se qindra miliona euro i kanë munguar ekonomisë për shkak të mosrealizimit të projekteve kapitale, duke shkaktuar pasoja multiplikuese negative në gjithë zinxhirin ekonomik. Për më tepër, hapësira fiskale në kuadër të buxheteve vjetore për projekte të reja ka mbetur pothuajse zero, pasi projektet ekzistuese të papërfunduara është dashur të përfshihen në buxhet vit pas viti. Kjo e ka pamundësuar lirimin e hapësirës në buxhet për projekte të tjera.

• Është harruar plotësisht infrastruktura hekurudhore, që është vitale për të ulur kostot e transportit dhe për të mbrojtur rrugët dhe autostradat nga dëmtimi. Jo vetëm që nuk janë ndërtuar linja të reja hekurudhore, por edhe linjat ekzistuese nuk janë mirëmbajtur dhe funksionalizuar. Njëra nga këto linja, ajo që lidh Klinën me Prizrenin, pothuajse ka dalë nga funksioni për shkak të disa intervenimeve të vogla që kanë munguar tash e sa vite.

• Mungesa e plotë e politikave fiskale, në veçanti e politikave industriale, ka bërë që prodhimi vendor të ngecë. Si rezultat, rritja e konsumit privat dhe publik me kalimin e viteve është mbuluar pothuajse plotësisht nga importi, i cili është dyfishuar në katër vitet e fundit, duke arritur në 7 miliardë euro. Struktura e importit nxjerr më së miri në pah mungesën e prodhimit vendor të mallrave elementare. Prodhimi i disa prej këtyre mallrave elementare, për të cilat importi po rritet, subvencionohet nga buxheti i shtetit.

• Mungesa e përshtatjes së pagave, pensioneve dhe skemave sociale me normën e inflacionit e ka zvogëluar jashtëzakonisht shumë fuqinë blerëse të të ardhurave. Shtesat e njëhershme të pensioneve dhe skemave të tjera nuk e kanë zgjidhur problemin e rënies së fuqisë blerëse të të ardhurave të familjeve nga inflacioni. Këto lloj shtesash duken qartësisht se kanë pasur motive elektorale.

• Menaxhimi i keq i shpenzimeve publike ka bërë që në vazhdimësi të vonohen subvencionet për bujqit, të cilët detyrohen të marrin kredi për inputet bujqësore.

• Cili është roli i institucioneve mikrofinanciare? Pse lejohen këto institucione të japin kredi për familje me interes prej 21.7 për qind dhe për bujq me 16.3 për qind (sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës)?

• Përse sektori financiar në Kosovë mbetet tejet i pazhvilluar, duke qenë i fokusuar vetëm në kredidhënie? Përse sektori i sigurimeve ka mbetur i fokusuar vetëm në sigurimet e detyrueshme?
Unë nuk pres që të ketë reflektim në këto çështje as nga qeveria e re. Politikat ekonomike, në veçanti politikat fiskale dhe industriale, kërkojnë ekspertizë. Në këtë qeveri, sikurse edhe në atë paraprake, ekspertiza është qartësisht në deficit të madh. Mbi të gjitha, politikat fiskale dhe industriale që zhvillojnë sektorin privat dhe rrisin punësimin privat zhvillohen nga ata që kanë orientime zhvillimore të ekonomisë së tregut.

Në vend që qeveria e re të fokusohet në këto çështje që i ka ngritur FMN-ja, puna e parë që po bëjnë është përgatitja e ligjit për vendosjen e çmimeve tavan në produkte të caktuara.

Kjo nuk është zgjidhja për problemin e inflacionit dhe rënien e fuqisë blerëse të të ardhurave të familjeve. Historia ka treguar shumë qartë se, përveç për produktet dhe shërbimet që ofrohen në tregje të monopolizuara, siç është energjia, uji, transporti hekurudhor e të ngjashme, rritja e çmimeve të mallrave të tjera nuk mund të kufizohet me ligje.

Çmimet mund të mbahen të moderuara duke ulur kostot e prodhimit, kostot e transportit dhe tatimet mbi ato produkte.
Mbi të gjitha, çmimet mund të mbahen të moderuara duke zbatuar politika industriale që mbështesin prodhuesit vendorë në prodhimin e atyre produkteve. Asnjëra nga këto masa nuk është ndërmarrë në pesë vitet e fundit; si rezultat, importi dhe inflacioni janë rritur në vazhdimësi” shkruan Hoti në reagim./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë