
Presidenti amerikan, Joe Biden po sanksionon oligarkët rusë në shenjë hakmarrjeje për veprimin kundër Ukrainës dhe gjithashtu paralajmëroi për masa të mëtejshme.
Ai tha gjithashtu se SHBA po lëviz forcat për të mbrojtur aleatët baltik të NATO-s ndërsa Rusia forcon praninë e saj në Lindje, përcjell Periskopi.
Sanksionet e tjera përfshijnë:
Anulimi i Nord Stream 2
Sanksione të plota bllokuese ndaj bankës VEB
Sanksionet ndaj bankës ushtarake të Rusisë
Sanksionet për borxhin sovran të Rusisë
Trupat amerikane do të vendosen në shtetet baltike
“Ne po zbatojmë sanksione të plota bllokuese ndaj dy institucioneve të mëdha financiare ruse, VEB dhe bankës së tyre ushtarake”
“Ne po zbatojmë sanksione gjithëpërfshirëse ndaj borxhit sovran rus. Kjo do të thotë se ne e kemi ndërprerë qeverinë e Rusisë nga financimi perëndimor, ajo nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi dhe nuk mund të tregtojë borxhin e saj të ri as në tregjet tona apo në tregjet evropiane”, tha Biden
Ai ndër të tjera shtoi se “duke filluar nga nesër dhe duke vazhduar në ditët në vijim, ne gjithashtu do të vendosim sanksione ndaj elitave ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Ata marrin pjesë në përfitimet korruptive të politikave të Kremlinit dhe duhet të ndajnë gjithashtu dhimbjen.”
Biden tha se SHBA-ja kishte bashkëpunuar me Gjermaninë në ndalimin e Nord Stream 2.
“Ndërsa Rusia mendon lëvizjen e saj të radhës, ne kemi gjithashtu të përgatitur lëvizjen tonë të ardhshme. Rusia do të paguajë një çmim edhe më të lartë nëse vazhdon agresionin e saj, duke përfshirë sanksione shtesë”.












