Chelsea e ka fituar trofeun e Europa Conference League, pas fitores prej 1-4 ndaj Real Betisit.
Pjesa e parë u dominua plotësisht nga Betisi, të cilët realizuan në minutën e 9-të të takimit me anë të Ezzalzoulit.
Por, londinezët në pjesën e dytë shënuan plot katër gola, ku atë të barazimit e gjeten pas më shumë se një ore lojë në stadiumin “Tarczynski Arena”, njofton Klankosova.tv.
Fernandez në minutën e 65-të të ballafaqimit vuri baraspeshën në fushë, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Jackson ia dha epërsinë e parë Chelseat.
Kurse, goli i “nokautit” për spanjollët u shënua në minutën e 83-të nga Sancho, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi goli i Caicedos, i cili shënoi në të 91-ën.
Betisi kishte plot 118 vjet që nuk arriti në një finale evropiane, e të cilën në fund e humbi.
Në anën tjetër, Chelsea e ka shkruar historinë, duke u bërë skuadra e parë që ka fituar të tre trofetë evropianë, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës./Klankosova