
Për pak minuta pritet që Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Por, çka po paralajmëron ajo dhe pse VV me kaq pompozitet po shpërndan këtë paralajmërim të saj?
Gazeta Blic ka provuar që të flas me zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, por askush nuk ka thënë asnjë fjalë se për çka do të flas Haxhiu.
Megjithatë, nga burime të Gazeta Blic merret vesh se ajo do të flas për një “çështje shumë të madhe”, por që nuk dihet saktësisht për çka është fjala.
Ndryshe, Haxhiu në një intervistë dhënë për “Blic Interview” me Astrit Gashin kishte paralajmëruar masa ndaj gjithë zinxhirit që kishte dështuar me rastin e vrasjes makabre të shtatzënës, Hamide Magashi.











