Emrush Thaçi, ish-Drejtor i Burgjeve, duke folur për arratisjen e Faton Hajrizit, i cili tash po dyshohet edhe për vrasjen e një polici në Serbi, përmendi ikjet më spektakolare.
“Ikjet spektakolare -Fatoni, Bujar Basha, Bedri Krasniqi, pastaj kidnapimi i biznesmenit të Gllarevës, por ikjet spektakolare sikur që ikin në Greqi e Evropë, me këtë siguri që posedon Shërbimi Korektues i Kosovës, por ndoshta vetë si natyrë e kemi Kosovën dhe Shqipërinë, në Kosovë diku 1 700 të burgosur, në Shqipëri i ke rreth 6 mijë. Në raport me krimin është shumë më i avancuar në Shqipëri”, tha Thaçi në Pressing.
Ai tha se ka pas raste kur brenda burgut është futur edhe armë.
“Ka pas raste si futja e armëve, është futë arma pastaj me armë është kthyer kah gardianët dhe ka ikur, kur e ke armën në dorë kush guxon me dalë. Rekomandoj që gardianët të pajisen me pajisje për siguri”, u shpreh ai.













