Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cilat janë pritshmëritë e Izraelit nga mandati i dytë i Presidentit Trump?

28/01/2025 - 20:16
në Lajme
A A
Cilat janë pritshmëritë e Izraelit nga mandati i dytë i Presidentit Trump?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Udhëheqësit e Izraelit kanë pritje të mëdha nga mandati i dytë i Presidentit amerikan Donald Trump dhe analistët thonë se zyrtarët izraelitë shpresojnë se qasja e tij e pazakontë ndaj politikës së jashtme do t’u sjellë atyre rezultatet që dëshirojnë sa u përket përparësive të tyre kryesore në aspektin e sigurisë.

Por siç raporton VOA, përpjekjet e Presidentit Trump për të siguruar një marrëveshje paqeje me Arabinë Saudite mund të shkaktojnë tensione me shtetin hebre.

Propozimi më i ri i Presidentit Trump për të menaxhuar konfliktin në Lindjen e Mesme duke dërguar palestinezë në Egjipt dhe Jordani është shembull tipik i asaj që shumë kush në Izrael e sheh si qasje e pazakontë ndaj politikës së jashtme, që mund të sjellë rezultate në favor të Izraelit, siç është qasja agresive ndaj Iranit, armikut kryesor të Izraelit.

Shumë izraelitë, sidomos përkrahësit e qeverisë së krahut të djathtë të Kryeministrit Benjamin Netanyahu, presin që Izraeli të përfitojë nga politika të tilla, siç ndodhi gjatë mandatit të parë presidencial të zotit Trump.

“Besoj që duke punuar bashkë sërish, do ta çojmë më tej aleancën ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Kam besim që do ta mposhtim boshtin e terrorit të Iranit dhe do të sjellim një epokë të re të paqes dhe përparimit në rajonin tonë”, deklaroi Netanyahu.

Disa analistë izraelitë thonë se me përkrahjen e Presidentit Trump, Izraeli mund të angazhohet për shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit pas dobësimit të sistemeve mbrojtëse iraniane dhe grupeve militante të lidhura me të në Gazë dhe Liban nga sulmet izraelite.

“Izraelit i nevojitet përkrahja, bashkëpunimi dhe qartësia morale e administratës së re të Presidentit Trump në mënyrë që më në fund mbase të eliminojë regjimin iranian dhe programin e tij bërthamor”, thotë drejtori i Qendrës së Jeruzalemit për Sigurinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Dan Diker.

Analistë të tjerë thonë se nuk janë të sigurt nëse Presidenti Trump do të mbështeste veprimet e ushtrisë izraelite kundër Iranit.

“Fillimisht, ai do të bëjë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje, natyrisht një marrëveshje ndryshe prej asaj nga e cila u tërhoq, por arritja e marrëveshjes do të jetë përparësia e tij e parë”, thotë Helit Barel, ish drejtore e Këshillit izraelit për Sigurinë Kombëtare.

Presidenti Trump thotë se ai dëshiron të zgjerojë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat u negociuan nën administratën e tij të parë ndërmjet Izraelit dhe shteteve të Gjirit, duke sajuar një marrëveshje paqeje ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.

“Ai dëshiron të jetë personi që arriti marrëveshjen e shekullit. Sa më shumë që Izraeli i normalizon marrëdhëniet me shtetet e Gjirit, aq më shumë ato mund të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për t’u përballur me kërcënimet ndaj sigurisë siç janë Irani, apo grupe si Shteti Islamik – dhe aq më pak do të ketë punë për Amerikën. Nga pikëpamja e Trump, sa i përket vizionit të tij, ai dëshiron që Amerika të angazhohet më pak”, thotë eksperti i marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara pranë Universitetit Bar Illan, Jonathan Rynhold.

Arabia Saudite ka deklaruar se çdo marrëveshje paqeje me Izraelin do të jetë e kushtëzuar me përparimin drejt themelimit të shtetit palestinez, një zgjidhje që qeveria izraelite e krahut të djathtë e kundërshton.

Një qëndrim i tillë mund të bëhet burim i përplasjeve ndërmjet zotit Trump dhe udhëheqësve izraelitë.

“Ai do të përpiqet të arrijë marrëveshje për një lloj entiteti palestinez në Bregun Perëndimor për ta zgjidhur këtë çështje përfundimisht me Izraelin. Kjo sinjalizon që Izraeli duhet t’i paraprijë kësaj çështjeje dhe të ofrojë një sërë alternativash të ndryshme”, thotë analisti Diker, raporton VOA.

Presidenti Trump është zotuar t’u japë fund të gjitha luftërave dhe në Izrael, menndimi dominues është se ishte meritë e tij arritja e armëpushimit të tanishëm me Hamasin si dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve.

Por gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme për konfliktet e Lindjes së Mesme mund të jetë një sfidë më e vështirë për presidentin e rikthyer amerikan.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë