Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cilësohet si historike marrëveshja për aleancë ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

20/03/2025 - 08:50
në Kryesore, Lajme
A A
Zagrebi i përgjigjet Beogradit pas marrëveshjes Kroaci- Shqipëri-Kosovë: Ka kaluar koha kur ju kemi pyetur, ajo s’kthehet më
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ngritja e kapaciteteve dhe industrisë së mbrojtjes, rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, rritja e angazhimit për luftimin e kërcënimeve hibride dhe për forcimin e qëndrueshmërinë strategjike si dhe bashkërendimi i politikave për integrime euroatlantike, janë katër pikat e deklaratës për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha për RTV21 se kjo marrëveshje do të zbatohet në përputhje me kërkesat e ushtrive të tri vendeve si dhe interesave shtetërore.

“Deklarata trelaterale e nënshkruar ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, është e para e këtij lloji në këtë rajon, dhe është e një rëndësie të veçantë pasi përveçse i hap rrugë bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes, rritë dhe sigurinë, pasi unifikimi në mbrojtje është mesazh për të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por dhe sigurinë e vendeve nënshkruese të kësaj deklarate. Marrëveshja fillon së zbatuari menjëherë, sipas dhe në përputhje me kërkesat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtrive të vendeve përkatëse, si dhe interesave shtetërore bazuar në zhvillime strategjike”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Nënshkrimi i deklaratës për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë u bë një ditë më parë në Shqipëri nga ministrat e mbrojtjes, të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë duke u cilësuar si hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati për RTV21 thotë se bazuar në situatën globale të sigurisë kjo marrëveshje është një fitore e madhe për Kosovën dhe e njëjta sipas tij do ta përafrojë vendin drejt anëtarësimit në NATO.

“Duke u bazuar në situatën globale te sigurisë…kjo marrëveshje trelaterale që unë e kam thënë ka disa muaj që do të ishte mirë u realizua është një marrëveshje historike sepse Kroacia dhe ka janë vëllezër në pushkë, kanë kërcënime dhe rreziqe nga i njëjti armik dhe këtu është bashkëngjitur edhe Shqipëria dhe ka jetësuar një aleancë në regjion. Kjo mund ta quajmë marrëveshje historikë sepse nëse diçka ndodh këto shtete do ta përkrahin njëra tjetrën ne historike ushtarake Kroacia është prodhuese e ramëve dhe makinerive ushtarake për Kosovën do të jetë një përkrahje jashtëzakonisht e i fuqishëm pasi që është afër kemi parterin kryesor strategjik ne rajon dhe kjo është fitore e madhe duhet ta shqyrtojnë institucionet. Kroaci dhe Shqipëria janë pjesë e NATO-s dhe kjo do jetë akoma një mbështetje më e fuqishme për Kosovën sa me shpejtë në rrugëtimin ne NATO.”, tha Kastrati.

Se kjo marrëveshjeje përveç tjerash e ndihmon Kosovën edhe në rrugëtimin e saj drejt NATO-s e thotë edhe ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli i cili shtron nevojën për zbatim sa më të shpejtë të saj.

“Çdo marrëveshje që synon ta ngris operacionalitet e FAK-së për mbrojtjen e territorit është mjaft e dobishme mirë që është arrite…një aleancë ne kuptimin e ngritjes së industrisë kuptimin armëve është mjaft e dobishme në Ballkan populli i Ballkanit e ka vetëm një armik Serbinë, duhet një aleancë e tilla është mjaft e rëndësishme në këtë kohe që po kalon bota me ndryshimit e mëdha gjeostrategjike do të ishte mirë ishte mirë që ministria mbrojtjes të bëjë presion pozitiv që sa më shpejtë këto marrëveshje të jetësohen. Padyshim që e përafron ato janë vende të NATO-s”, tha Veseli.

Deklarata trepalëshe për aleancë ushtarake mes Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë ka ngjallur reagimin e ashpër të Serbisë e cila tha se kjo aleance paraqet kërcënim për sigurinë për popullin serb dhe mbarë rajonin.

JU REKOMANDOJMË

Krimet Kibernetike zbarkojnë në Prizren, arrestohet nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, ka urdhër-arrest nga SHBA

Krimet Kibernetike zbarkojnë në Prizren, arrestohet nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, ka urdhër-arrest nga SHBA
15/07/2026 - 19:04

Një operacion i gjerë i Njësisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, ku është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i...

Më shumëDetails

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
15/07/2026 - 18:45

Deklarata e ministres serbe, Snezana Paunovic, se po të kishte qenë Sllobodan Milloshviq do të kishte nisur “spastrimin etnik në Kosovë në vitin 1998” e ka shokuar ish-diplomatin...

Më shumëDetails

74 raste të helmimit në ‘SachPizza’, MSh: Burimi i infeksionit mund të jetë edhe ushqimi i kontaminuar

74 raste të helmimit në ‘SachPizza’, MSh: Burimi i infeksionit mund të jetë edhe ushqimi i kontaminuar
15/07/2026 - 18:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike (QRSHP) Prishtinë deri të martën ka identifikuar 74 raste të helmimit, të lidhura epidemiologjikisht me...

Më shumëDetails

Gashi reagon pas procedimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Gashi: Kurti tenton të krijojë kriza në veri që të ketë me çfarë të mburret
15/07/2026 - 17:53

Depueti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të këtij subjekti. Gashi përmes një statusi në Facebook...

Më shumëDetails

Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë
15/07/2026 - 17:38

Për shkak të krizës së naftës si pasojë e luftës së ShBA-së dhe Izraelit me Iranin, çmimi i derivateve të naftës ishte ngritur në gjithë botën, ku në...

Më shumëDetails

Kurti s’flet për raundin e dytë të takimeve, s’u përgjigjet gazetarëve se kur do t’i ftojë partitë për president

Kurti s’flet për raundin e dytë të takimeve, s’u përgjigjet gazetarëve se kur do t’i ftojë partitë për president
15/07/2026 - 17:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve se kur do t’i thërrasë sërish partitë politike në takim. I pyetur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)

    Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish zv.ministri Mustafa Grainca bashkë me dhëndrrin dyshohet se rrahën brutalisht viktimën, shkak konflikti për një banesë në “Erta Invest”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Qeveria gjermane do ta rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin, një pako cigare do të kushtojë kaq euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Hoti reagon pas procedimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë