Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të Listës Serbe se dëshirojnë ta rrëzojnë Qeverinë.
Vlora Çitaku, ka thënë se po i pyesin opozitën se a janë duke bashkëpunuar me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti, por që siç shkruan ajo Lista Serbe e Goran Rakic si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti.
“Paradoks tipik kosovar – po na pyesin neve opozitën a bashkëpunoni me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakic si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti”
Ajo ka thënë se Rakici është ende në qeveri, derisa Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje.
“Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakici është aty, në qeverinë e tij”.
Sipas saj çështja nuk është se a do të bashkëpunojë opozita me LS pasi nuk është në plan një gjë e tillë por çështja është pse Rakic është ende në Qeveri.
“Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!”, ka përfunduar Vlora Citaku.












