Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku: Druaj se procesi i anëtarësimit në KiE do të zvarritet

20/05/2022 - 17:20
në Kryesore, Lajme
A A
Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtmë në ‘Qeverinë në hije’ të PDK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku druan se procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të zvarritet, pas mos shqyrtimit të aplikacionit të Kosovës në diskutimet e sotme të Komitetit të Ministrave në Torino të Italisë.

Çitaku thotë se institucionet bartëse të Kosovës dështuan të lobojnë mjaftueshëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Kam drojën që me mos përfshirjen e Kosovës në agjendën e sotme, ky proces do të zvarritet shumë. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që të përgjigjet, a ka pasur koordinim të mjaftueshëm me partnerët tanë në mënyrë që aplikacioni i Kosovës të trajtohet pozitivisht… Ne kur kemi bërë ftesë për aplikim nuk kemi nënkuptuar mbushjen e formularëve, pasi ajo është pjesa më e lehtë. Kemi kërkuar koordinim të ngushtë me aleatët tanë, fatkeqësisht ftesa sot Kosovës nuk i ka ardhur”, thotë ai.

Ajo pyeti për prezencën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, derisa kërkoi angazhim më të madh të saj në këtë proces.

“Me përjashtimin e Rusisë nga ky institucion i rëndësishëm është krijuar një mundësi e artë për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion. Shumicën e nevojshme dhe të domosdoshme për të proceduar më tutje ne e kemi, sepse nga 46 vende anëtare tash, shumica na ka njohur. Është jashtëzakonisht shqetësuese dhe brengosëse, pasi Qeveria është dashur të shfrytëzojë këtë periudhë kohore që të lobojë te vendet që na kanë njohur, në mënyrë që mos të humbet momentumi dhe të procedohet më tutje. Unë nuk e di se ku është sot ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, a është takuar me ndonjëherë nga ministrat aty, e pamë ministrin e Jashtëm të Serbisë në Torino, kryeministrin po e shohim tash e dy javë në Amerikë me një agjendë të zbehtë. Edhe ai do të duhej të ishte i përfshirë në këtë proces, çfarë angazhimi kanë pasur institucionet e tjera, presidenca”, deklaroi ajo për KP.

Sipas saj, Kosova duhet ta shfrytëzojë momentumin e krijuar dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë të vazhdojë tutje për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Shpresoj që të ketë lëvizje përpara, mirëpo është e domosdoshme që në këtë fazë të gjithë mekanizmat institucionalë të Republikës së Kosovës të jenë të angazhuar me koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, në mënyrë që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës të ftojë Kosovën për aplikim, pasi këto janë proceduarat që duhet ndjekur. Edhe në rastin më të mirë, ky është një proces i gjatë dhe merr kohë. Ne nuk kemi kohë për të humbur për të filluar procesin, pasi nuk e dimë si do të jenë rrethanat gjeopolitike në kontinentin tonë pas një muaji apo tre muajsh. E pamë në zhvillimet në Ukrainë që gjërat mund të ndryshojnë shpejtë, kjo mundësi e artë që i është bërë Kosovës duhet të shfrytëzohet maksimalisht”, përfundon ajo.

Kosova javë më parë aplikoi për anëtarësim në Këshill të Evropës. Në mbledhjen e sotme në Torino të Italisë, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk e përfshiu në agjendë të diskutimit aplikimin e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë