Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku e bindur: Pas zgjedhjeve, kryeministër i Kosovës do të jetë Bedri Hamza

17/06/2024 - 10:23
në Lajme
A A
Çitaku e bindur: Pas zgjedhjeve, kryeministër i Kosovës do të jetë Bedri Hamza
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një takim i papritur e i befasishëm i para një muaji ndërmjet kryeministrit Kurti dhe liderit të PDK-së, Memli Krasniqi, në një nga restaurantet e Prishtinës u duke sikur u dha ‘epilog’ zgjedhjeve të reja në Kosovë.Edhe pse takimi i thirrur nga Kurti, e që u bojkotua nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ai i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte në ‘agjendë’ punën e Kuvendit dhe marrëveshjet ndërkombëtare, doli që si kryetemë t’i ketë zgjedhjet e parakohshme.

Madje, LDK e AAK e harruan Kurtin dhe u morën vetëm me PDK-në. Duke shkuar deri aty, sa ngritën edhe dyshime se Albin Kurti e Memli Krasniqi u dakorduan edhe për bashkëqeverisje.Megjithatë, e dyta e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Citaku ka theksuar për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se PDK është konsistente në qëndimet e saja për zgjedhjet e reja.

“PDK është konsistente në çështjen e zgjedhjeve. Ne që nga korriku i vitit të kaluar kemi miratuar deklaratën tonë politike në Këshillin drejtues, ku kemi kërkuar që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje. Tash për të shkuar në zgjedhje janë tri mundësi, e para dorëheqje, që ne e kemi kërkuar por s’mund ta imponojmë. Mundësia e dytë shkarkimi i qeverisë për çka ne nuk i kemi numrat, e gjithë opozita në Kuvend i kemi dyzet deputetë. Dhe mundësia e tretë shpërndarja e Kuvendit. Për ne ka qenë e rëndësishme të arrihet qëllimi, organizimi i zgjedhjeve, të tjerat pastaj janë procedurë, teknikalitete dhe zgjedhjet si mjet jo si qëllim, por si mjet për t’ua kthyer mandatin qytetarëve të Kosovës”, tha Çitaku.

“Kosova ka humbur, qytetari i Kosovës ka humbur me mos organizimin e zgjedhjeve. Ne jemi çdo ditë në terren, kemi takime me grupe të ndryshme të qytetarëve dhe ka një shkallë të lartë të zhgënjimit, të depresionit dhe të pakënaqësisë me këtë qeveri dhe ne si klasë politike e posaçërisht që jemi në opozitë, nëse po pajtohemi që nuk ka pasur zhvillim ekonomik, që migrimi është shumë i lartë, që raportet me aleatët janë të cenuara në nivele të papara, nëse vazhdimisht po themi që Kosova ka rrëshqitur në një terren të pashkelur, nën sanksione nga BE, atëherë detyra jonë është që t’ia shkurtojmë jetën kësaj qeverie dhe të shkojmë në zgjedhje. Ka humbur Kosova në fakt. Motivet e kryeministrit nuk i di dhe nuk më interesojnë por çfarë më intereson është konsistenca e PDK-së në organizimin e zgjedhjeve”, shton ajo për “Expose”.
Vlora Citaku po vlerëson se ata e kanë kandidatin më të mirë për kryeministër.Sipas saj, Bedri Hamza është njeriu i duhur për qeverisjen e vendit, pas qeverisjes sic tha ai të dështuar të Vetëvendosjes.

“PDK ka përzgjedhur një kandidat serioz, kredibil, një njeri profesionist dhe të parashikueshëm për t’ia kundërvënë Albin Kurtit si një kryeministër i cili ka demonstruar aftësi për të prodhuar kriza, aventura dhe të papritura. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për qetësi, stabilitet, parashikueshmëri, të dinë se çka i pret në fund të muajit. Befasia e vetme që mund t’u vie nga Bedri Hamza mund të jetë në llogaritë bankare, me rritje të pagave, rritje të pensioneve, krijimin e një klime ku suksesi nuk kriminalizohet, ku sektori privat ndihmohet, ku pensionisti s’do të ketë nevojë të mendojë a të blejë ushqim apo barna.

Kandidati ynë do të dalë me një ofertë konkrete, serioze, të arritshme, të matshme dhe duke qenë një njeri që gjithmonë e ka mbajtur fjalën, qytetari do t’i japë besimin, sepse në fund të fundit vota është besim”, tha Çitaku.“Unë e trajtoj qytetarin e Kosovës më seriozisht se kryeministri Kurti dhe nuk do të ishte as serioze e as korrekte nga ana ime që të flas sot se sa për qind mund t’i marrim apo i presim. Ne bëjmë sondazhe. Kandidati ynë është shumë i besueshëm, shumë i pranueshëm dhe unë jam shumë e bindur se pas zgjedhjeve, kryeministër i Kosovës do të jetë Bedri Hamza”, përfundon ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë