Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në panik.
Më tutje Çitaku ka hedhur akuza në drejtim të Kurtit për lartësimin e tij ndaj Oliver Ivanoviqit.
Postimi i plotë:
LVV është në panik!
Në vitin e tretë të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër. Shpifin.
Jo, askush nuk i ka amnestuar kriminelët që kanë vrarë në veri. Përkundrazi, Lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë.
Dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar.
E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve.
Ncuk. Nuk kalon.












